Historia e pabesueshme e futbollistit qe punon pastrues anijesh

Historia e pabesueshme e futbollistit qe punon pastrues anijesh

Kevin Kyle, ish-futbollist i Sunderland për të shtuar të ardhurat në familjen e tij ka filluar të punojë si pastrues në një anije në ishujt Shetland. Kyle i cili ka ndihmuar vendin e tij për të fituar 10 trofe tashmë pasi ka përfunduar kontratën me Ayr United ka filluar të punojë në një anije që quhet Regina Baltica, në Lerwick. 32-vjeçari punon në këtë anije rreth 12 orë në ditë, ai ka për detyrë të pastrojë dyshemetë, të pastrojë dhomat dhe t’i rregullojë ato. Për këtë ish-sulmuesi me origjinë nga Skocia fiton 800 paund në dy javë, ndërsa kur ishte futbollist rroga  e tij ishte shumë herë më e lartë, gati 7 milionë paund në sezon.

 

Lojtari që në karrierën e tij ka luajtur për një sërë klubesh dhe ka shënuar 70 gola në 320 ndeshje të luajtura tregon historinë e tij se si nevoja për lekë e çoi që të punonte si pastrues anijesh. “Më duhet të ndihmoj familjen. Kam bërë shumë gabime”-, thotë Kyle për “Daily Record” (pjesë e “Daily Mail”).

 

“Fillova karrierën si profesionist në vitin 2000, tek Sunderland ku luajta 39 ndeshje dhe shënova vetëm një gol. Më pas karriera ime vijoi në Skoci për t’u rikthyer në Angli deri kur fillova të luaja edhe bixhoz. Pikërisht kjo e fundit është ajo që ma bëri jetën ferr”-, rrëfen Kyle, i cili tregon se nuk kishte dëshirë të tërhiqej pasi përfundoi kontratën me skuadrën e fundit me Ayr United. “Nuk doja ta lija futbollin, por fama e keqe e basteve bëri që shumë skuadra të mos më besonin dhe tashmë jam i detyruar të punoj këtu. Bixhozi më la pa asnjë lek.”- përfundon Kyle.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama