Hatem Ben Arfa firmos per PSG-ne tete vite me vonese

Hatem Ben Arfa firmos për PSG-në tetë vite me vonesë

Mesfushori Hatem Ben Arfa është një futbollist i PSG-së, klub me të cilin ka nënshkruar sot një marrëveshje 2 vjeçare. Futbollisti ka shkëlqyer në sezonin e fundit në radhët e Nicës dhe ishte praktikisht i pashmangshëm kalimi i tij te klubi që ka dominuar në Francë në vitet e fundit.

ben arfa

Por është mësuar se Ben Arfa, disa vite më parë, i ka thënë "jo" parisienëve, të cilët kërkonin të ndërtonin rreth tij një projekt fitues, para se ky klub të kalonte nën pronësinë e miliarderëve nga Katari.

Në fund të sezonin 2007-2008, futbollisti vendosi të largohej nga Lioni. Ai mund të zgjidhte mes Olimpikut të Marsejës dhe PSG-së, pasi të dy klubet e dëshironin lojtarin i cili asokohe ishte 21 vjeç.

Në fund ai zgjodhi të shkonte në Marsejë, te skuadra ku ishte kapiten Lorik Cana, ndërsa karriera e tij pësoi ulje e ngritje të vazhdueshme. Tre vite më vonë, PSG kaloi nën pronësinë e Naser Al Khelaifit dhe falë investimeve të fuqishme financiare, filloi të dominonte futbollin francez e të bëhej një emër i njohur në Europë.

A thua të jetë penduar vallë Ben Arfa për kohën e çuar dëm?



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama