Halim Kosova takohet me koleget mjeke merr mbeshtetjen e tyre per kandidimin

Halim Kosova takohet me koleget mjeke, merr mbeshtetjen e tyre per kandidimin

Kandidati për Tiranën Dr. Halim Kosova konsumoi një kafe me ish-kolegë ku mori mbështetjen dhe besimin e tyre në garën për Tiranën. Kirurgu dhe pedagogu i njohur, Arben Beqiri u shpreh, “Ishte një kënaqësi e veçantë sot që patëm rastin të kemi një kafe mes kolegësh dhe kandidatin për Bashkinë e Tiranës. Jemi të kënaqur që një kolegu i yni, një mjek me emër shumë të mirë profesional e po ashtu i suksesshëm nga pikëpamja drejtuese, të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Tiranës.

Besojmë shumë që me moshën dhe eksperiencën e tij të madhe ku pati arritje të mëdha profesionale në zhvillimin e mjekësisë, qendrës që ai ka drejtuar për një kohë të gjatë, në shërbimin dhe devocionin që ka ai ndaj qytetarëve, vjen kësaj radhe si kandidat për Bashkinë e Tiranës jo për të kërkuar çka ka bërë për ata, por për të dhënë edhe më shumë për qytetin dhe qytetarët e tij. Kështu që na entuziazmon fakti që Dr. Halim Kosova ka pranuar të jetë kandidat dhe do të shërbejë si një katalizator për ecjen përpara të qytetit. I urojmë suksese”.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama