Greqia nuk paguan detyrimin ndaj FMN-se

Greqia nuk paguan detyrimin ndaj FMN-se

Greqia nuk do të paguajë të martën një këst prej 1,6 miliardë eurosh që i detyrohet Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Kryeministri Aleksis Tsipras e deklaroi këtë gjatë një interviste në televizionin publik, të hënën në mbrëmje. Tsipras akuzoi FMN-në, ashtu sikurse dhe kreditorët e tjerë, për mbylljen e bankave greke dhe shtoi “Nuk ka mundësi që të na krijojnë këtë shtrëngesë me bankat dhe ne të paguajmë FMN-në”.

Greqia bëhet kështu vendi i parë i zhvilluar që nuk shlyen detyrimin ndaj FMN, dhe i dyti gjatë 14 viteve të fundit, pas Zimbabues.

Gjithsesi, mos pagesa ndaj FMN-së nuk do të thotë detyrimisht edhe falimentim i Greqisë, të paktën jo në këtë fazë.

Sipas ekspertëve, nuk shpallet menjëherë falimentimi shtetëror, por sigurisht, sa më tepër afate humbasin, aq më e vështirë bëhet situata”.

Nga ana e vet, drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, tha se Greqia mbetet anëtare e fondit, por nuk do të marrë më financime. “Greqia mbetet anëtare e FMN-së. Ka vendin e vet në bordin drejtues të fondit dhe akses në shërbimet e asistencën teknike, por nuk mund të marrë kapitale, nëse nuk paguan”, kishte deklaruar Lagarde të hënën, para se të zyrtarizohej se Greqia nuk dot paguante këstin e vet ndaj FMN-së.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama