Granit Xhaka largohet ne hije? Gjermanet lamtumire me 50 mije tifoze

Granit Xhaka largohet në hije? Gjermanët lamtumirë me 50 mijë tifozë

Klubi gjerman i Borusia M'Gladbah pritet ti rezervojë mesfushorit me origjinë shqiptare, Granit Xhakës, një pritje madhështore në ndeshjen e fundit të tij.

xhaka-1Edhe pse firmosja e Xhakës në Premier Ligë me Arsenalin nuk u prit mirë nga tifozët, mesfushorit nuk do t'i mungojnë nderimet në takimin e lamtumirës.

Ndeshja pritet të zhvillohet në mesin e muajit gusht dhe sipas "Blick.ch", në këtë takim pritet të jenë në stadium rreth 50.000 tifozë.

Granit Xhaka firmosi pak javë më parë për Arsenalin për rreth 40 milionë euro.

05284367

Mesfushori luan gjithashtu me Zvicrën dhe është një ndër lojtarët më të shtrenjtë të këtij ekipi.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama