Gjyshja balerine

Gjyshja balerine

Paddy Jones, 79-vjeç ka befasuar jurinë dhe publikun e spektaklit “Britain’s Got Talent” pasi kërceu në skenë si një profesioniste e vërtetë.“Super gjyshja”, ka bërë që të heshtin kritikët  të cilët sugjeronin se ajo nuk duhet të merrte pjesë në këtë shfaqje televizive. Paddy Jones, performoi në skenë me partnerin e saj Nico Espinosa me të cilin kishte fituar dhe konkursin televiziv Spanjoll Tu Si Que Vales në vitin 2009.

 

Në fillim performanca nuk ishte shumë e mirë, gjë që bëri që anëtari i jurisë Cowell të shtypte butonin e kuq. Por momentet e mëtejshme ishin të shkëlqyera për çiftin, duke marrë duartrokitjet e  thirrjet e publikut, përfshirë ngritjen në këmbë te jurisë dhe faljen e Simon Cowell-it.

 

“Sigurisht që dhe njerëzit e tjerë e bëjnë këtë duke shkuar në konkurse të ndryshme. Unë me Nicon kërcejmë thjesht për kënaqësi dhe për njerëzit që të shohin se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Unë u rrotullova gjithë ato herë në skenë saqë nuk i pashë reagimet e njerëzve deri në momentin kur mbaruam perfomancën” tha 79 vjeçarja Jones.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama