Gazetarja e njohur ceke Ne Shqiperi do vij serish!

Gazetarja e njohur ceke: Ne Shqiperi do vij serish!

Barbara Prochazkova komenton ekezkutimin e turistëve në Dukagjin. Barbara Prochazkova është një gazetare e njohur në Çeki. Drejtuese e një emisioni politik në televizionin CT 24 ajo është një nga njerëzit më publikë në këtë vend.

E dashuruar me djalin që vuri kurorë dhe me bukuritë e Alpeve shqiptare, vitin e kaluar ajo zgjodhi të bëjë muajin e mjaltit pikërisht në Shqipëri.

Por teksa përgatitejt të vinte sërish në këtë verë, mësoi lajmin për vrasjen e dy bashkëkombasve pikërisht në malësitë ku ajo preferonte të shkonte.

Për gazetarin Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One”, Prochazkova tregoi se si gazetare i duhej nga njëra anë të jepte lajmin e vrasjes së tyre dhe nga ana tjetër i duhej të përçonte në opinionin çek se ajo që ndoshi është një ngjarje e veçuar dhe se Shqipëria është një vend i sigurt.

“Turistë çekë janë vrarë edhe në shtete të tjera si në Evropë, Azi, e Amerikë, kështu që kjo që ndodhi nuk është një ngjarje që na bën të ndryshojmë mendim për Shqipërinë”.

Një gazetare tejet e njohur në Çeki, ajo vlerëson atë që policia shqiptare bëri që brenda 30 orëve kapi autorin.

Dhe për ta përforcuar të gjitha këto që thotë, gazetarja çeke deklaron: Më prisni në Shqipëri, shumë shpejt do vij me pushime.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama