Gati per te marre frenat e Interit marka e pare ne Kine

Gati për të marrë frenat e Interit, marka e parë në Kinë

Krerët e "Suning Group" po bëhen gati për të marrë kompetencat që i takojnë si zotërues të shumicës së aksioneve të Interit. Më 28 qershor do të mblidhet Këshilli Administrues i shoqërisë milaneze, ditë në cilën do të nisë "era" e re.

Untitled-8Inspektimi - Mediat italiane bëjnë me dije se prej ditësh ndodhen në Milano disa përfaqësues të "Suning Group", me qëllim që të detajojnë hapat që do të ndiqen gjatë ditës së madhe. Më 28 qershor kinezët do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, ku do të prezantojnë projektin e tyre.

Në atë ceremoni do të jenë prezentë Erik Tohir (presidenti i Interit), Zhang Jindong (pronari i "Suning"), Ren (krahu i djathtë i Jindongut) dhe Stivëni (djali i Jindongut).

Marka e parë - Dje tifozët e Interit kanë marrë një lajm të mirë nga Kina. Sipas "World Brand Lab" të Pekinit "Suning Group" është marka e parë prej 500 më të mëdhave në shtetin në fjalë.

Në revistën "China People" mësohet se marka "Suning" vlen 21,5 miliardë euro. Një vit më parë, "Suning"-u ishte i 13-ti në këtë listë, pasi vlera e tij vlerësohej "vetëm" 15,9 miliardë euro.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama