Gashi per FIFA-n nga pushtimi i Amerikes te suksesi kuqezi

Gashi për FIFA-n, nga pushtimi i Amerikës te suksesi kuqezi

Shkëlzen Gashi ka treguar në një intervistë për FIFA.com etapat e karrierës së tij, me klubin dhe kombëtaren. Futbollisti ka shpjeguar se pse vendosi t'i bashkohej Kolorado Rapids në MLS, edhe pse kishte oferta të tjera nga klube evropiane. "E kam adhuruar gjithmonë Amerikën. Kam shkuar atje sa herë që kisha pushime. Gjithçka ndodhi shumë thjesht. Klubi u interesua dhe unë i thashë vetes: Jepi, bëj gati valixhet, hap velat dhe nisu drejt pushtimit të Amerikës!", tha 27-vjeçari.

gashi shkelzen

Gashi tregoi gjithashtu edhe emocionet e tij kur mësoi se Shqipëria do të përballej me Zvicrën në Euro 2016. "Nuk mund të mos qeshja. Përsëri Zvicra... Grupi që kemi është i mirë, por mendoj se ne mund të bëjmë surprizën. Ne kemi dhuruar disa paraqitje të shkëlqyera gjatë kualifikueseve. Kemi mundur Portugalinë, kemi zhvilluar dy miqësore kundër Francës dhe nuk jemi mundur. Duhet të japim gjithçka dhe do të shohim në momentin e vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit nëse do të jetë e mjaftueshme".

Shkelzen Gashi

Sulmuesi ka zbuluar më pas edhe formulën e suksesit të kombëtares shqiptare dhe arsyen pse ai beson se kuqezinjtë mund të ecin shumë në Euro 2016. "Kur mendoj se sa lojtarë ka provuar trajneri, mund të them se ai ka bërë një punë të shkëlqyer. Si skuadër, ne jemi një brez i ri. Shumë lojtarë u rritën ose luajnë jashtë Shqipërisë. Ata e njohin futbollin ndërkombëtar dhe janë të uritur, ky është sekreti i suksesit tonë. Të gjithë e dinë që shqiptarët janë tërësisht të çmendur pas futbollit. Është e pabesueshme, e vetmja gjë për të cilën flitet tani është Euro 2016 dhe të gjithë e presim me padurim", tregoi Gashi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama