Futbollistet percahen per vendimin e Brexit Pse e votuam si fitore?

Futbollistët përçahen për vendimin e Brexit: Pse e votuam si fitore?

Shumica e ish-futbollistëve britanikë nuk kanë qenë dakord me "brexit" dhe e kanë komentuar këtë gjë në profilet e tyre zyrtare.

(Foto ilustruese)

(Foto ilustruese)

Gjermani Dietmar Haman, i cili ka luajtur për më shumë se 12 vite në Angli, mendon se në një të ardhme të afërt Britania do t'u kërkojë njerëzve që të vijnë ta vizitojnë.

Fil Nevil - "Vazhdoj të lexoj fjalë si katastrofë në komentet e njerëzve. Atëherë, pse e votuam si fitore?".

Geri Lineker - "Nuk është koha për triumfalizma. Nuk është koha për ndarje. Nuk është koha për urrejtje. Është koha për ndryshim. Është koha për qetësi. Është koha për të bërë histori".

Majkëll Ouen - "Nuk e prisja që do zgjohesha me një lajm të tillë".

Xhemi Karrager - "Një votë për Farazh, Boris dhe ndarjen, bëri që më shumë se 50% e njerëzve të mendojnë për të ardhmen".

Kevij Dejvis - "Mund të bëjmë një rinumërim të lutem?! Gjithmonë e kam pëlqyer jugun e Francës...".

Dietmar Haman - "Nuk mendoj se Britania mund të bezdisej nga emigrimi, para faktit që do të ketë recesion në vitet e ardhshme. Duhet të kemi shumë kujdes për atë që dëshirojmë.

Gjithmonë kam menduar se është shenjë e mirë që njerëzit duan të vijnë në vendin e tij. Madje, në një të ardhme të afërt, do të jetë Britania e Madhe që do t'u kërkojë njerëzve që të vijnë..."



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama