Futbolli italian ne renie te lire

Futbolli italian ne renie te lire

Kanë kaluar katër vjet që kur Interi shpëtoi vendin e tretë të Italisë në renditjen e përgjithshme të UEFA-s, duke fituar Champions Leaguen. Që prej 2010 asnjë prej skuadrave italiane nuk ka arritur të jetë pretendente në kupat europiane. Gjatë këtyre katër viteve gjërat për Italinë kanë lëvizur shpejt dhe negativisht.

 

Për momentin Italia ndodhet në vendin e 4 në renditjen e UEFA-s, por edhe ky pozicion tashmë rrezikohet seriozisht nga Portugalia, të cilën e ndajnë shumë pak pikë nga italianët. Skuadra e vetme italiane që vazhdon garat europiane është Juventusi në Europa League. Bardhezinjtë tashmë kanë një peshë të madhe në supet e tyre pasi prezantimi që ata do të kenë në ndeshjet e mbetura të Europa League mund të përcaktojë edhe fatin e të gjithë futbollit italian në kompeticionet europiane për sezonet e ardhshme.

 

Vendi fqinj edhe për këtë vit nuk rrezikohet nga ndryshimi i pozicionit, por në 2015 situata mund të ndryshojë për keq sepse Italia do të ndodhet në kuotën e 50.51 pikëve, ndërsa Portugalia në atë të 50.29 pikëve. Skuadrat Portugeze janë shfaqur mjaft mirë vitet e fundit në kupat europiane, aktualisht Benfica dhe Porto vazhdojnë aventurën e tyre në çerekfinalet e Europa League. Në rast se Italia do të binte në vendin e pestë në renditje, sërisht nuk do të humbiste tre vëndet e para që kualifikohen në Champions League, por tani çështja shtrohet më shumë në aspektin moral, dhe rrugën që duhet të ndjek i gjithë futbolli italian për ta dal nga ky ngërç.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama