Fotografia spanjolle ne Galerine e Arteve

Fotografia spanjolle ne Galerine e Arteve
Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë është hapur një ekspozitë fotografike me titull "150 vjet fotografi në Spanjë", e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 20 nëntor. Ekspozita është një studim kulmor 20 vjeçar i studiuesit të mirënjohur spanjoll Pablo Lopez Monteiar, i cili është edhe kurator i saj. Mondeiar ka arritur të përmbledhë 150 vjet histori të fotografisë spanjolle duke filluar nga realizimi i parë dagerrotip në 1839 në Barcelonë për të ardhur tek fotografia bashkëkohore e këtij vendi e viteve 1990. Ajo përmban 119 fotografi dhe është ndarë në tre pjesë kronologjike didaktike.

Pjesa e parë 1839-1900 tregon për fotografitë e para, fillimet e fotogazetarisë, portretit dhe shumëfishimit të imazheve. Pjesa e dytë 1900-1939 prek aspekte si fotografia popullore, portretizmi i ri, reportretizmi grafik dhe piktorizmi. Pjesa e tretë 1939-2000, ndalet mbi një shumëllojshmëri aspektesh si fotografia e frankizmit, revolucioni dokumentarist, fotogazetaria e tranzicionit demokratik, dokumentarizmi antropologjik i viteve 80-të, modernizmi, pas-modernizmi dhe fotografia e viteve 90-të.

Galeria Kombëtare e Arteve.

Orari:
E martë - E premte 10:00 - 17:00
E dielë 10:00 - 14:00.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama