Flamurtari-Lushnja rekord Tre gola ne 3 minutat e fundit

Flamurtari-Lushnja rekord: Tre gola ne 3 minutat e fundit

Në përfundim të javës së 11-të Tirana ka prekur fundin e renditjes duke grumbulluar vetëm 10 pikë. Edhe pse kambanat e alarmit kanë filluar të bien prej kohësh për 24 herë kampionët e vendit, rënia drastike nga java në javë nuk është parandaluar. Humbja e fundit me Kukësin në ‘Zeqir Ymeri’ zbret Tiranën në vendin e fundit. Vendasit kanë fituar me rezultatin 2-1 me golat e Cikalleshit dhe Allmucës duke realizuar përmbysjen e Tiranës me golin e Cakes në të 4’. Besa bën detyrën në shtëpi duke mundur Vllazninë dhe lënë vendin e fundit. Heroi i kavajasve është Sefa me golin e tij 8’ nga fundi.

 

Ndeshja e fundit e javës ka qenë mes Flamurtarit dhe Lushnjes e përfunduar 4-3. Në tre minuta në këtë ndeshje u shënuan tre gola. Serinë e golave e hap Trashi në të 43’ për Lushnjen për t’u barazuar nga Telushi në të 47’ më pas shënon përsëri Trashi në të 51’ dhe Telushi i kthen reston në të 80’. Abilaliaj kalon vendasit në avantazh në të 89’, por miqtë nuk dorëzohen dhe shënojnë me Gjylën në të 90’. Heroi i takimit është Shehaj që në të parën shtesë shënon golin e fitores për kuqezinjtë. Pra tre gola ne tre minutat e fundit qe permbysin rezultatin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama