Fier shkaterrohet nje baze prostitucioni

Fier, shkaterrohet nje baze prostitucioni

Policia e Fierit ka arrestuar 6 persona mëngjesin e ditës së sotme, të cilët akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë dy persona të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Sipas burimeve nga policia e Fierit të arrestuarit janë Haxhi Lalaj, F.H, 47 vjeçe, B.Ç, 64 vjeç, E.F, 35 vjeç, M.B, 50 vjeç dhe Xh.D, 60 vjeç. Ndërkohë, Ll.N, dhe B.L, që të dy 69 vjeç, po ndiqen në procedim penal. Mësohet gjithashtu se Haxhi Lalaj shfrytëzonte apartamentin e tij për ushtrimin e prostitucionit ku shfrytëzonte 47-vjeçaren me incialet F.H, e cila prostituonte duke përfituar vlera nga 1500-3000 lekë.

Specialistët e seksionit kundër trafiqeve, në kuadër të operacionit të koduar ‘Private’, bënë të mundur që pas një hetimi 3 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë të arrestonin këta persona.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama