Festohet Fiter Bajrami mijera besimtare myslimane vijojne faljen ne bulevard

Festohet Fiter Bajrami, mijera besimtare myslimane vijojne faljen ne bulevard

Muslimanët në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.  Kjo festë vjen pas muajit të Ramazanit, një prej pesë shtyllave të Islamit, ku besimtarët agjëruan duke iu përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë. Para kësaj dite, të gjithë besimtarët muslimanë shpërndajnë ndihmë dhe solidarizohen me të varfërit për ta festuar së bashku këtë festë. Ashtu siç është bërë çdo vit, edhe sot të gjithë besimtarët muslimanë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur Fitër Bajramin. Muaji i Ramazanit i cili kulmon me këtë falje të madhe sot, ka qenë një muaj sakrificë për të gjithë ata që kanë agjëruar.

Festa e Fitër Bajramit nis me faljen e mëngjesit e cila është obligim për çdo besimtar musliman e më pas vijon me drekën që mbledh familjarët dhe traditë në këtë ditë të madhe janë dhe vizitat tek të afërmit. Në kuadër të festës së Fitër Bajramit vijnë dhe urimet nga personalitetet më të larta të vendit për të gjithë ata që kanë kaluar një muaj sakrificë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama