Familja braktis killerin e turisteve cek Sokol Mjacaj i vetem ne qeli

Familja braktis killerin e turisteve  cek, Sokol Mjacaj i vetem ne qeli

Sokol Mjacaj ende pa u rritur mire, eshte shnderruar ne nje personazh nder me te urryerit.  Vrasja e dy turisteve ceke e ka kthyer ate ne nje njeri te damkosur dhe te lincuar nga shoqeria. Që prej momentit që policia i vuri prangat në shtëpinë e Age Koçekut në Grudë të Dukagjinit ai është braktisur nga të gjithë. Përveç rrugës nga vendi i arrestimit deri në komisariat shoqëruar nga forcat RENEA Sokoli nuk ka parë më fytyrë njerëzore. Burimet nga drejtoria e policisë së Shkodrës vërtetojnë se në qeli ai është i vetëm.

Deri sa të dalë para gjykatës për masën e sigurisë ai do të vijojë të qëndrojë në komisariat në pritje të destinacionit final në një nga burgjet e sigurisë së lartë.

Braktisja e Sokol Mjacajt shkon deri në harresë. Mësohet se deri më tani babai dhe vëllai i 20-vjeçarit që jetojnë në fshatin Lotaj të Dukagjinit nuk kanë trokitur në polici për ta vizituar.

Asnjë interesim për të nga të afërmit. Madje askush nuk ka provuar as t’i pajtojë avokat për të mbrojtur përballë akuzës së vrasjes së dy shtetasve çekë që mbrëmjen e së premtes së shkuar.

Sokol Mjacaj ndodhet në drejtorinë e policisë së Shkodrës në pritje për të dalë përpara togave të zeza, ndërsa deri tani ende nuk ka dhënë dëshmi të re për ngjarjen. Ai po mbahet në një dhomë më vete dhe gjatë gjithë kohës është në shoqërinë e hetuesve të cilët këmbëngulin të nxjerrin informacion për bashkëpunëtorët e tij.

Mësohet se 20-vjeçarit do t’i caktohet një avokat nga shteti pasi familja, nuk ka bërë përpjekje për të pajtuar një avokat mbrojtës. Prokuror i çështjes pritet të jetë Besnik Cani, ndërsa të gjitha provat që lidhen më këtë vrasje janë aktualisht nën administrim nga prokuroria.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama