Eurostat Greqia po del nga kriza

Eurostat: Greqia po del nga kriza

Shërbimi statistikor evropian "Eurostat" thotë se Greqia ka arritur, për vitin 2013, një tepricë buxhetore primare prej 1,5 miliard euro apo 0,8% të PBB. 

 

Sipas zëdhënësit të Komisionit Europian, Simon O’Conor, kjo arritje është një tjetër zhvillim pozitiv në përpjekjet e Greqisë për të dalë nga kriza shkaterruese e borxhit, që filloi katër vjet më parë.

 

"Kemi një sufiçit primar prej 0,8% të PBB-së, që është shumë më tepër se objektivi për vitin 2013, i cili parashikonte një buxhet të balancuar primar, të përcaktuar në programin e rregullimit ekonomik, dhe është një pasqyrim i progresit të jashtëzakonshëm, që Greqia ka bërë në financat e saj publike, që nga viti 2010", u shpreh Simon O’Connor, zëdhënës i KE, për Reuters.

 

Sipas kryeministrit Samaras, Greqia po del gradualisht nga kriza. Tashmë, qeveria greke pretendon se kjo arritje hap rrugën për lehtësimin e borxheve, në një moment kur borxhi publik grek është rritur në 318,7 miliard euro, ose 175,1% të PBB.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama