Euro 2016/ Pas disfates me Italine Del Boske le Spanjen dhe futbollin

Euro 2016/ Pas disfatës me Italinë, Del Boske lë Spanjën dhe futbollin

Trajneri i Spanjës Visente Del Boske ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Vendimi vjen pak ditë pas eliminimit nga Italia në fazën e 1/8-ave.

14670519946486"Pas përfundimit të Europianit, nuk kisha asnjë dyshim për të ardhmen time. Nuk kam ndërmend të qëndroj si trajner",-ka thënë ai sipas "Radiogaceta".

Ai shtoi se do të tërhiqet edhe nga futbolli, "por nëse mundet të ndihmojnë në ndonjë gjë, do ta bëj. Kush është zëvendësuesi im? Nuk e di, por ka njerëz shumë të përgatitur".

Pas disfatës me "axurrët" mediat spanjolle paralajmëruan largimin e tij.

Vetë Del Boske pas ndeshjes me Italinë deklaroi se do të fliste me kreun e federatës nëse do të ishte apo jo në krye të Spanjës për eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018" që nisin në shtatorin e ardhshëm.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama