Euro 2016/ Konte i le pa gjume dhe ofendon lojtaret

Euro 2016/ Konte i lë pa gjumë dhe ofendon lojtarët

Humbja në ndeshjen e tretë të Grupit E kundër Irlandës nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Kombëtares së Italisë, Antonio Kontes.

Konte-470x326Të enjten që në mëngjes, kur u paraqitën në fushën stërvitore për seancën normale, futbollistët duhet të bënin llogaritë me ulërimat e forta të "gjeneralit".

Fakti që të hënën i pret Spanja, 46-vjeçari ka dashur të zgjojë lojtarët e tij nga gjumi, apo akoma më mirë t'i zbresë me këmbë në tokë, pas euforisë që sollën dy fitoret e para kundër Belgjikës dhe Suedisë.

Siç pritej, ulërimat e Kontes nuk ishin për t'i bërë atyre komplimente, por për të tërhequr vëmendjen e atyre që mund të jenë shpërqendruar. Duke iu referuar "Gazzetta dello Sport"-it, Antonio Konte nuk ka ngurruar që të përdorë edhe fjalë fyese kundrejt futbollistëve të tij:

"E gjithë bota ju konsideron si gjysmë futbollistë, si pa cilësi. Këta jeni ju?! Ju pëlqen kështu?! Mua personalisht jo! Nëse doni të bëni figurën e disa copave m..., unë nuk do t'ju lejoj", ka vazhduar Konte, i cili ka urdhëruar nisjen e seancave.

Pa gjumë - Por nëse seanca e mëngjesit ka vazhduar me dy orë të plota, ajo e pasdites, e programuar për në orën 17:00 u parapri në 15:30, nën temperaturat shumë të nxehta që kalonin 30 gradë Celsius.

Pasi konsumuan drekën, të gjithë futbollistët që ishin akomoduar për t'u qetësuar në dhomat e tyre kanë marrë urdhrin që të paraqiten në fushë, ku i priste Antonio Konte: "Mendoni se të flesh në hotel është gjëja e duhur?! Vraponi, duhet të vraponi, - shtoi leçezi, i cili dukej qartë se nuk e kishte kapërdirë nervozimin e mëngjesit. - Ka ardhur koha që të tregoni nëse keni b...

Gjithmonë nëse nuk doni që të bëni një tjetër figurë të shëmtuar. Vraponi!". Dhe askush nuk mund të merrte guximin që të mos zbatonte urdhrin, sepse ashtu si të gjithë e kanë konfirmuar, me Antonio Konten nuk bëhet shaka dhe si për ta konfirmuar këtë, nën temperaturat e larta, skuadra u stërvit për 90 minuta, përpara se një seancë e tretë të zhvillohej pak përpara rënies së muzgut, prej vetëm 30 minutash.

Dhe ndoshta, mesazhi ka ardhur i qartë te futbollistët, sepse realisht, kundër Spanjës të gjithë duhet të jenë në formën e tyre maksimale, të përqendruar, ose ndryshe do të jetë e vështirë për të avancuar më tej.

Përgatiti: JETON STAMOLLA



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama