Euro 2012 nje turne i suksesshem

Euro 2012 nje turne i suksesshem
Pas përfundimit të Euro 2012, ku Spanja triumfoi 4-0 përballë Italisë në finale, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini e ka vlerësuar turneun kontinental, si një “sukses që ka bërë jehonë”. Ish-ylli francez, bëri një analizë të aktivitetit, duke deklaruar se vendet bashkëorganizatore, Polonia dhe Ukraina i provuan kritikëve dhe skeptikëve që gabonin kur dyshonin për organizimin dhe mbarëvajtjen e Kampionatit Europian.

“Kjo ishte hera e parë që Kampionati Europian organizohej në vendet e Europës lindore dhe suksesi ishte i jashtëzakonshëm. Një triumf i vërtetë”, deklaroi Platini për faqen zyrtare të UEFA-s.

Më tej, kreu i Konfederatës europiane shtoi: “Polonia dhe Ukraina i treguan të gjithë botës se ato mund ti organizojnë evenimente të tilla dhe askush nuk duhet të shqetësohet. Këto dy vende mund të jenë krenare për punën e kryer, për entuziazmin e investuar në këtë turne dhe [për rezultatin final. Jam krenar për to”. Më tej, Platini foli edhe për faktin që në ndeshjet e Euro 2012 u përdoren pesë gjyqtarë, duke deklaruar se kjo risi ndihmoi në cilësinë e lojës.

“Do të thoja pa hezitim se progresi më i madh në krahasim me Europianët e tjerë ishte sistemi me pesë gjyqtarë, shtoi ai. Ky ishte një plus i madh përsa i takon mënyrës sesi u luajt futbolli. Ndihmoi në evitimin e stimulimeve në zonë dhe reduktoi tërheqjet nga fanelat gjatë goditjeve standarte. Si përfundim u shënuan më tepër gola se në çdo aktivitet tjetër madhor”. Por, pavarësisht vlerësimit nga Platini, në ndeshjen e fazës së grupeve nuk munguan polemikat, për një gol që Ukrainës iu quajt i pavlefshëm në ndeshjen me Anglinë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama