Erkandi dhe Danieli shqiptaret qe triumfuan ne kampionatin europian

Erkandi dhe Danieli, shqiptaret qe triumfuan ne kampionatin europian

Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli u rikthyen në atdhe si kampion dhe nënkampion të Europës në peshëngritje. Dy sportistët shqiptarë dolën triufmues në kampionatin europian të zhvilluar në Izrael duke marrë frutet e stërvitjes së ashpër, edhe pse në kushte jo të barabarta me shumë prej konkurentëve nga vendet e tjera.

 

Por edhe pse mbetet sporti që ngrë ngahera më lart flamurin tonë kombëtar në arenën ndërkombëtare, peshëngritja nuk ka patur vëmendjen e duhur nga strukturat shtetërore. Këtë herë duket se gjërat janë ndryshe, të paktën këto janë sinjalet e para, kur Qerimaj dhe Godelli u pritën në aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla. Në lidhje direkte kampioni i botës tha se shpresonte tek vëmendja e shtetit, sidomos për të përmirësuar kushtet e stërvitjet. 

 

“Suksesi ishte shumë i madh, por të themi të drejtën jemi stërvitur në kushte jashtëzkonisht të vështira. Pas kësaj gare jemi pritur nga Ministrja e Sportit dhe kryeministri, tani të shpresojmë”, tha Qerimaj. 

 

“Emocionet janë të mëdha. Të përballesh me Europën duke patur parasysh që ne vetëm 1 ditë e kemi garën. 6 muaj punë duhet për t’u përgatitur për një ditë garë”, shtoi Qerimaj.  Pak pas përfundimit të garës u përfol për një hatërmbetje mes dy sportistëve shqiptarë. Të dy ata shuan këto zëra duke thënë se kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten miq. 

 

“Ne jemi miq tani dhe menjëherë pas garës jemi takuar dhe i dhamë urimet njëri-tjetrit kur gara mbaroi”, tha Qerimaj. 

 

Ndërsa nënkampioni Daniel Godelli flet për përvojën e tij të ngritjes në këtë sport. 

 

“Mosha ideale për të nisur sportin e peshëngritjes është 10 vjec. Unë e kam nisur 9 vjec. Jam me origjinë nga Peqini dhe atje ka vetëm këto dy sporte, futboll dhe peshëngritje”, tha ai. 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama