Elhaida Dani perkrah Veliajn per Tiranen

Elhaida Dani perkrah Veliajn per Tiranen

Në një video të postuar në Facebook, Erion Veliaj shprehej se “Fjala grua është në çdo rresht të programit tonë sepse ne të majtët, socialistët dhe progresistët, besojmë te familja. Çdo ditë flasim për temat që secili prej nesh diskuton në tavolinën e bukës, për shkollat, rrugët, pastrimin e qytetit dhe hapësirat për parqe e lulishte, ku luajnë fëmijët tanë. Prandaj, edhe në Këshillin e ri Bashkiak kemi 50% femra”.

 

Në këtë video, ndër gratë e shquara të kryeqytetit që përkrahin Veliajn, papritmas shfaqet edhe këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani.

 

“Erioni ka kaq shumë ide, ka kaq shumë energji sa ndonjëherë është e vështirë ta ndjekësh. Energjia e tij i duhet Tiranës”, thotë Elhaida.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama