Eintraht Frankfurt kerkon Azemin

Eintraht Frankfurt kerkon Azemin

Eintraht Frankfurt është vetëm një muaj para fillimit të Bundesligës, dhe për këtë është në kërkim të përforcimeve. Kandidati më i mundshëm për sulmin e kësaj skuadre është Ilir Azemi.

Sulmuesi kosovar i Grojther Furthit, i cili shpërtheu me gola në sezonin e kaluar të Bundesligës 2, ka rënë në sy edhe të klubeve tjera nga Bundesliga 1, raporton Tribuna.

“Eintraht Frankfurt është duke u marrë në mënyrë intensive me Ilir Azemin. Sulmuesi që kishte shënuar 14 gola sezonin e kaluar, ka luajtur një rol të madh në afrimin e ëndrrës së Grojther Furthit për t’u ngjitur në Bundesligë. Një shumë financiare prej 1 milion e gjysmë do të mund ta dërgonte atë në Frankfurt”, shkruan ‘borlife.de’.

Azemi është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe ekziston mundësia t’i bashkohet edhe Kombëtares së Shqipërisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama