Dy te rinj emigrante shqiptare cojne ne Festivalin e Kanes nje film grek Xenia

Dy te rinj, emigrante shqiptare cojne ne Festivalin e Kanes nje film grek 'Xenia'

Në verën e vitit të kaluar ata ishin vetëm dy shqiptarë që kishin marrë rolet protagoniste të një filmi. Sot, pas një viti këta dy shqiptarë do të shkojnë në Festivalin e Kanës. Filmi greko-franko-belg “Xenia” që fillimisht u shfaq në kinematë e Francës, Belgjikës dhe më vonë në Greqi lakohet sot si një ndër pesë filmat më të mirë pjesëmarrës në këtë edicion të Festivalit të Kanës. Ky prodhim kinematografik që në rolet kryesore ka dy të rinj shqiptarë si Konstandino Nikuli në rolin e Danit dhe Niko Ngjela në rolin e Odhisesë,   tregon historinë e dy vëllezërve që kanë nënë shqiptare dhe baba grek. Pas vdekjes së nënës së tyre vëllezërit nisen në kërkim të të atit. Rrugëtimi i tyre nëpër Greqi është një udhëtim në kërkim të identitetit të tyre.

Rrugëtimi i shqiptarëve

Por, pas këtij rrugëtimi të vështirë duket se të dy të rinjtë shqiptarë mund të triumfojnë në skenën e madhe të filmit, në Festivalin e Kanës. Xenia, që në fakt është mishërimi i një mikpritjeje si ajo që grekët u bëjnë dy shqiptarëve është në fakt edhe një nga ato mishërime që dy aktorë shqiptarë e kanë bërë jurinë e filmave ta rendisë si një nga pretendentët më të mirë të Festivalit të Kanës. Se sa rol mund të kenë luajtur dy shqiptarët Konstandino Nikuli dhe Niko Ngjela, i pari 19 vjeç nga qyteti i Sarandës dhe i dyti 22 vjeç nga Tirana, këtë ne nuk e dimë, por fakti që një regjisor grek përpiqet ta gjejë identitetin me dy shqiptarë nuk besoj se do u ka pëlqyer më racistëve.

Rrugëtimi i regjisorit grek

Në kërkim të këtij identiteti ka qenë edhe regjisori grek Panos H. Koutras, i cili për të realizuar këtë film ka udhëtuar nga Greqia jugore e deri në veri, në kërkim të identitetit të humbur të vendit të tij. Vetë regjisori thotë në një intervistë për “Flix”, agjencinë më të mirë të lajmeve për të rejat që vijën nga bota kinematografike: "Unë do të doja të besoj se ky është fillimi i një udhëtimi që nuk kam qenë kurrë krejtësisht i sigurt se unë vetë do të jem në gjendje ta bëj në Greqi. Dhe të jem i sinqertë, unë nuk jam ende plotësisht i bindur se kjo do të ndodhë. Nuk e di se sa do të mund ta zbuloj identitetin e Greqisë në këtë udhëtim me dy shqiptarë”.

Racizmi ndaj shqiptarëve

Një nga temat kryesore të filmit është edhe racizmi i grekëve ndaj shqiptarëve. Panos H. Koutras në lidhje me këtë temë shprehet për Flix-in: “Po, besoj se grekët, dhe gjithmonë e kam besuar këtë, ishin përherë shumë racistë. Besoj se njeriu është racist. Mendoj se, njeriu lind racist dhe thjesht në ecurinë e tij duhet të civilizohet, të bëhet njeri duke mos shfaqur kështu shenja racizmi”.

Fjalia që nevrikosi grekët

“Mjerisht, e vetmja gjë që lulëzon në këtë vend është kinemaja. Është si një rreze drite, një reagim ndaj degradimit kulturor të këtyre dekadave të fundit. Unë vetë mendoj se ky film është një instrument i paçmuar për të arritur në  promovimin që do të rivendosë imazhin e Greqisë në sytë e botës. Ministria e Kulturës dhe Turizmit, megjithatë, nuk duket se mendon kështu. Ata do të zgjidhnin të shpenzonin më mirë një shumë prej 20 milionë eurosh në branding apo reklamimin që mund t’i bëhet Greqisë (reklama turistike të paefektshme, më shumë gjasa),  në vend që të financonte katër filma me 1 milionë euro (250.000 euro secila), mbështetur në sektorin e vetëm kulturor të qëndrueshme në vend”, ka thënë në një intervistë regjisori grek, i cili del dhe po ia thotë Greqisë të gjitha në sy. Kjo fjali është një nga ato që nga grekët nuk është pritur mirë. Nuk e dimë nëse tani që po shkojnë në Kanë së bashku me dy shqiptarë, se sa krenarë ndihen grekët për këtë rrugëtim.

Produksioni

Ky film edhe pse nw rolet kryesore ka dy shqiptarw, në rolet e tjera rendit aktorë me emwr si: Romana Lobac, Agjellos Papadhimitriu, Janis Stankogllu, Marisa Triantafilidhu dhe të tjerë të cilët me siguri nuk janë më pak të rëndësishëm se dy shqiptarët tanë. Skenarist është Panajotis Evagjelidhis në bashkëpuim edhe me regjisorin, i cili nuk mundet ta lërë veten jashtë gjatë xhirimeve. Producentja e filmit nuk është vetëm një. Si producentë rreshtojmë: Eleni Kosifidhu, Aleksandra Busiu dhe sërish Panos H. Kutras. Co-producente: Mari-Pier Masia, Zhyliet Leputre dhe Benua Roland. Drejtuese fotografie është francezja Helen Luvar, ndrëkohë që me skenografinë është marrë Pinelopi Valti. Kostumet, një gjë jo pak e rëndësishme për një prodhim i cili pretendohet të shëtisë gjithë botën janë realizuar nga Vasilis Barbarigos, ndërkohë që për makijazhin janë kujdesur më së shumti francezët, ata që janë më afër botës së modës dhe estetikës. Përmendim këtu: Benedikt Truve-në, i cili bashkëpunon për stilimin e flokëve me Hronis Ximos. Zëri dhe montazhi, pjesë jo pak të rëndësishme të një filmi janë realizuar nga Fabris Osinski dhe Jorgos Llambrinos


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama