Durres organizohet Athletics Better World

Durres, organizohet 'Athletics Better World'

Me rastin e Ditës Botërore të Sportit për Paqe e Zhvillim do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri vrapimi i paqes. Ky aktivitet do të organizohet në qytetin e Durrësit në datën 6 Prill. Me bashkëpunimin e Federatës së Atletikës, Bashkisë Durrës dhe DAR Durrës do të marrin pjesë nxënësit e shkollave duke zhvilluar një kros masiv. Ky event do të mbahet në të gjithë botën në të njëjtën ditë, me slloganin Athletics Better World.

 

Ditën e dielë në datën 6 prill do të zhvillohet gjithashtu për herë të parë në Durrës Maratona Ballkanike nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës, Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe Bashkia Durrës. Kjo maratonë ballkanike zhvillohet pikërisht në Ditën Botërore të Sportit për Paqe e Zhvillim. Në maratonë do të marrin pjesë 48 sportistë profesionistë nga vendeve si: Shqipëria, Kosova, Italia, Bullgaria, San Marino, Maqedonia, Rumania, Turqia, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Armenia etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama