Drejtesia duhet te hetoje Argita Berishen

'Drejtesia duhet te hetoje Argita Berishen'

Argita më ofroi shërbimet e saj dhe unë rashë dakord të bashkëpunoja me të. Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja për shërbimet ligjore, përveç të cilave kërkonte edhe 3% si tarifë suksesi. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet”. Ky ishte deklarimi tronditës me zë dhe figurë, i biznesmenit me origjinë pakistaneze Zafar Ansar, i cili jeton në Suedi, dhënë “Top Channel” në 26 Janar 2013, i cili implikonte zyrën ligjore të Argita Berishës, vajzës së ish- kryeministrit Berisha, në atë që ai e pëshkruan si praktikë korruptive. Bëhet fjalë për një investim që ai kërkonte ta zhvillonte në Shqipëri në fushën e energjitikës me vlerë 100 milionë euro. Zafar Ansar, pas 4 vitesh, rikthehet në Tiranë me dëshirën për t’i vijuar projektet e lëna në mes pasi, siç deklaron ai, “Tani qeveria ka ndryshuar dhe jam këtu për të parë nëse me të vërtetë ndryshimet kanë ndodhur dhe cilat janë mundësitë për të bërë biznes në Shqipëri”. Ndryshe nga dy intervistat e mëparshme nëpërmjet SKYPE, Top- Channel u takua me zotin Ansar në Tiranë, kësaj here balle për ballë, për ta pyetur jo vetëm për planet e biznesit. Fillimisht ai i përgjigjet pyetjes nëse ndjehet i keqardhur për atë që ndodhi 4 vite më parë kur nuk mundi të realizonte projektet pasi u përball me një sërë problemesh.

 

Do të dëshiroja ta nisja këtë intërvistë duke iu pyetur: Pas më shumë se 4 vitesh ju riktheheni në Shqipëri. Cili është qëllimi vizitës tuaj?

 

Qëllimi i kësaj vizite lidhet me eksplorimin e mundësive të tanishme për të mundësuar ato projekte që në nisëm disa vite më pare. Tani qeveria ka ndryshuar dhe jam këtu për të parë nëse me të vërtetë ndryshimet kanë ndodhur dhe cilat janë mundësitë për të bërë biznes në Shqipëri. A ndjeheni i keqardhur për atë që ndodhi 4 vite më parë kur ju nuk mundët të realizonit projektet tuaja pasi u përballët me një sërë problemesh? Natyrisht nga këndvështrimi një biznesmeni është gjithmonë e vështirë kur projektet në biznes nuk realizohen për arsye të ndryshme. Në rastin tonë kishim një dilemë, pasi na u kërkua një shumë parashpër atë që na u përshkrua si tarifësuksesi ("suçess fë" ) prej 3 % nga vajza e kryeministrit. E gjitha kjo në pikpamjen time ishe një diçka jo normale. Siç edhe ju tregova në intervistat e fundit që zhvilluam bashkë, nëse ju pajtoni një avokat ata do t’ju kërkojnë një tarifë standarde. Në rastin tonë na u kërkua të paguanim 200 euro për 1 orë pune dhe në fund të kontratës, për suksesin e projektit, na u kërkua 3 %. Këtë kërkesë për 3% shin unë nuk e konsiderova si të drejtë dhe prandaj nuk e nënshkruam kontratën. Ishte për të ardhur keq që ky investim nuk u realizua. Ata që humbën nga ky projekt nuk ishte vetëm kompania ime, por më së shumti populli shqiptar. Nga të tilla projekte populli shqiptar do të përfitonte një energji elektrike të lirë, një numër të madh të punësuarish me rroga të mira, por asnjë gjë nuk ndodhi. Natyrisht ne humbëm para, por në fund ishte populli shqiptar ai që humbi.

 

Sa të dëmshme ishin për ju, apo edhe biznesmenë të tjerë pikërisht këto praktika që përshkruat më sipër?Kompanitë tuaja janë të shtrira në shumë vende të botës. A jeni përballur në këto vende me një kërkesë për 3% tarifë-suksesi siç ju ndodhi në Shqipëri?

 

Nëse do të ishim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës avokatët do të na thonin: “Do të punojmë falas për ju, pra nuk do të paguani asnjë kosto, por çfarë do të përfitohet do ta ndajmë në mënyrë të barabartë”. Kjo është praktika në SHBA. Kurrë nuk jam ndeshur me kërkesën që mu bë në Shqipëri, në asnjë vend tjetër të botës. E gjitha është një dicka tërësisht jo e drejtë, pra që, përveç pagesës për orët e punës të avokatëve të shtohej edhe tarifa e suksesit. Prandaj edhe projekti ynë nuk u realizua...Për mua kjo histori më së shumti ishte e dëmshme për popullin shqiptarë se sa për ne. Kësaj lloj praktike duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë për mos të ndodhur përsëri me mua, apo me të tjerë të interesuar së investuari në Shqipëri.

 

Në këndvështrimin tuaj si biznesmen, ajo që ju ndodhi 4 vjet më parë është e drejtë të cilësohet si një korrupsion i pastër?

 

Nga ajo që kuptova PO, pasi një kërkesë të tillë e konsiderova si të pazakontë që, përveç pagesës për orë pune, të na kërkohej tarifa e suksesit. Çfarë do të thotë tarifë suksesi? Personi ishte me shumë influencë dhe mund ta kishte realizuar këtë projekt.

 

Sapo deklaruat se të tilla praktikave duhet tu kushtohet vëmendje. Sipas jush të tilla praktika a duhet të hetohen nga drejtësia shqiptare?

 

Unë mendoj se të tilla praktika duhet të hetohen për t’i korrigjuar gabimet. Në të njëjtën kohë ato duhen ndaluar. Kjo për të mirë të vendit tuaj dhe biznesmët do të kenë mundësi të investojnë paratë e tyre në Shqipëri.

 

Zoti Ansar, nëse drejtësia shqiptare do të kërkojë prej jush dëshminë tuaj në gjykatë për atë që e përshkruat si aferë korruptive të vajzës së ish-kryeministrit Berisha, a jeni i gatshëm të bashkëpunoni?

 

Llogariadhënies duhet t’i jepet vendi i duhur. Po, unë do ta konsideroja një gjë të tillë. Po. Dua të theksoj se llogaridhënia duhet të zbatohet nga autoritetet përkatëse kushdo qofshin ato. Jam i gatshëm të testohen të gjitha ato që kam deklaruar. Gjithçka e thënë prej meje është mëse e vërtetë. Nuk ka asnjë tjetër përveç saj. Le t’i rikthehemi çështjeve të biznesit. Gjatë këtyre ditëve në Tiranë keni zhvilluar disa takime biznesi.

 

A mendoni se tashmë klima e të investuarit në Shqipëri për investitorët e huaj ka ndryshuar?

 

Kam dëgjuar të dhëna pozitive nga njerëzit që takoj, komuniteti biznesit, miq të mi. Ata janë shpresëplotë se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur. Me plot sinqeritet ju them se edhe unë shpresoj shumë që gjërat janë kështu.

 

Veliu-A jeni i gatshëm t’u riktheheni planeve tuaja të investimit, të cilat nuk u realizuan në të shkuarën dhe a mund të ndani me ne se cilat janë pikërisht këto plane për të investuar në Shqipëri?

 

Ne krijuam një fond privat për infrastrukturën prej 200 milionë eurosh. Mund të rishikohet. Ne jemi të interesuar të investojmë në sistemin e kujdesit shëndetësor, në rafineri si dhe në sistemin e energjisë, nëse mundësitë vijojnë të ekzistojnë.

 

Argita Berisha: Ansarit i çova vetëm faturën 8000 euro

 

Argita Berisha reagoi dje pas transmetimit të intervistës së biznesmenit Zafar Ansar, duke i quajtur të pavërteta akuzat e tij, për 3 përqindëshin. Vajza e ish-kryeministrit Berisha u shpreh se: “Biznesmenit i është kërkuar që të paguajë për punën ligjore, me tarifa për orë pune, ose me shumë totale në mbarim të projektit, sipas preferencës së tij, dhe kjo jo nga unë, por nga një firmë tjetër ligjore. Të vetmen faturë që i kam çuar personit në fjalë ka qenë ajo për punën e kryer nga grup ekspertësh të fushave të ndryshme (rreth 8000 euro), të cilën ai iku pa e paguar. Biznesmeni në fjalë, sipas deklaratave të një ministri të kohës, u largua pasi nuk iu pranua çmimi marramendës që propozoi për energjinë që donte të hidhte ne treg”.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama