Dones kunder Rames Diskriminimi luftohet me pune jo palacolleqe

Dones kunder Rames: Diskriminimi luftohet me pune, jo palacolleqe

Kryeministri Edi Rama publikoi dje një video ku shfaqej këngëtarja me famë botërore Anastacia e cila njoftonte koncertin e saj në Tiranë në 25 gusht.

Koncerti do t’i dedikohet femrave dhe luftës kundër diskriminimit të tyre.

Por kjo video ka shkaktuar acarimin e shumë njerëzve, përfshirë dhe ato të artit.

Edhe shkrimtarja Elvira Dones ka reaguar ashpër kundër kësaj videoje në FB e saj.

“Në betejën kundër çdo forme diskriminimi”, qëllim i bukur në titull, diçka angazhuese dhe e dobishme. Sikur të mos u servirej grave të Shqipërisë dhe Kosovës përmes një përshëndetje/videoje qesharake të Anastacia Lynn Neëkirk, e cila do ardhkërka nga këto anë për të ndriçuar e motivuar në betejën kundër çdo forme diskriminimi.” – shkruan Elvira Dones.

Dones ndalet edhe në një gjykim për këngëtaren e cila sipas saj ka bërë një gjest adoleshenteje në video duke ngritur gishtat dhe ka ngatërruar emrin duke e quajtur kryeqytetin tonë “Terrana”.

Ajo ka shkruajtur më tej se lufta kundër diskriminimit bëhet me punë serioze dhe jo me palaçollëqe.

“Duke mos dashur të ul vlerat e këngëtares në fjalë. Në lëmin e saj ka publikun që i përket, ka shitur disqe (përsëri, në llojin e muzikës që bën), dhe shumë mirë për të.
Por për organizuesit e këtyre nismave nga këto anë marr mundimin të them se betejat kundër formave të diskriminimit nuk janë palaçollëqe, por një punë serioze;
se për të tilla nisma gratë shqiptare kanë nevojë të shohin në skenë artiste të angazhuara, të cilat me muzikën, mendjen e angazhimin e tyre janë realisht burim frymëzimi. Artiste që bashkojnë gjuhë, ide, tinguj, kultura”, shkruan Dones.

Nuk dihet nga buron zemërimi i Dones kundër Ramës por duhet të kujtojmë që disa javë më parë ajo u përzgjodh nga vetë Rama për t’u bërë drejtoreshë e RTSH, por më pas emri i saj doli nga qarkullimi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama