Divjaka Rama ne konference shtypi Sot ne 1800 do te flas une

'Divjaka', Rama ne konference shtypi: Sot ne 18:00 do te flas une

Ngjarja e rrëzimit të një avioni të vogël në Divjakë, i cili u përpoq të trafikojë drogë të shtunën e shkuar, ka ndezur debatin politik dhe publik në vend. Pas akuzave të thuajse të gjithë eksponentëve të opozitës, kur kanë kaluar katër ditë nga ngjarja, kryeministri Edi Rama, përveç reagimeve në rrjetet sociale, nuk ka dalë akoma me një qëndrim zyrtar, kjo edhe për faktin se ndodhej në Vjenë të Austrisë për një vizitë zyrtare.

Megjithatë, kreu i qeverisë shqiptare pritet t’i përgjigjet sot të gjitha pikëpyetjeve të ngritura mbi këtë ngjarje në një konferencë shtypi të parashikuar në orën 18:00. Lajmi njoftohet nga vetë Rama përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, ku shkruan: “Sot në orën 6 do të flas unë. Faleminderit atyre që do mund të më ndjekin drejtpërdrejtë!”.

Ngjarja në Divjakë me uljen e avionit në rërë ka shkaktuar akuza të forta të opozitës kundrejt qeverisë, pasi ka nxjerrë në dritë të vërtetën e trafikut të drogës. Nga ana tjetër, për mazhorancën e vendit, kjo ngjarje konsiderohet si një operacion i suksesshëm antidrogë i Policisë së Shtetit. Pas ministrit Tahiri dhe zyrtarëve të tjerë të lartë socialistë, radhën për të folur e ka Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama