Dita pa makina

Dita pa makina

22 shtatori shënon Ditën Evropiane të Lëvizjes pa Makina.

Me rastin e "Javës Europiane të Lëvizshmërisë", Bashkia e Tiranës dhe Ecovolis do ta kulmojnë punën e tyre të kësaj jave me disa aktivitete mjedisore-edukative, gjatë ditës së 22 shtatorit, që tashmë njihet si "Dita Europiane pa makina". Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët e Tiranës të bëhen pjesë e një eventi që synon të evidentojë traditën dhe të nxisë të ardhmen, përreth një mjeti të përbashkët miqësor me mjedisin dhe të shëndetshëm, siç është biçikleta. Çdo qytetar dhe çdo fëmijë që e ka një biçikletë mund të bëhet pjesë e konkursit.

Aktivitetet e Bashkisë së Tiranës për Ditën pa makina:

1. "Gara e Vogëlushëve"-Eventi do të zhvillohet nga ora 18.00 - 19.00.

18:00-18:30 do të bëhet regjistrimi i pjesëmarrësve

18.30-19.00 do të zhvillohen 3 garat e 3 grupmoshave

19.00 do të kryhet dhe ndarja e çmimeve

*Për çdo grupmoshë do të jepen si çmim 2 biçikleta, 1 për vajzën dhe 1 për djalin që mbërrin i pari.

Fëmijët që do marrin pjesë do të jenë të moshave nga 4 deri 13 vjeç, të ndarë në grupe si më poshtë. Çdo grupmoshë do të garojë si një grup më vete:

Grupi 1 - Mosha 4 - 6 vjeç do të garojnë me biçikleta deri 14" për një gjatësi prej 630 m

Grupi 2 - Mosha 6 - 9 vjeç do të garojnë me biçikleta deri 18" për një gjatësi prej 1200 m

Grupi 3 - Mosha 10 - 13 vjeç do të garojnë me biçikleta deri 24" për një gjatësi prej 1200 m

Për mbarëvajtjen e eventit fëmijët duhet të paraqesin një dokument të çfarëdoshëm për të vërtetuar moshën.

Pikat e grumbullimit për grupet përkatëse do të jenë:

Trotuari para Bashkisë së Tiranës

Lulishtja para Muzeut Kombëtar

2. Konkursi "Biçikleta e Tiranës"

Eventi do të zhvillohet nga ora 17:00-19:00 përballë Muzeut Kombëtar nën kujdesin e ekipeve të Bashkisë së Tiranës dhe Ecovolis:

17:00-18:00 do të bëhet regjistrimi i pjesëmarrësve

18:00-19:00 do të zhvillohet ekspozimi, dhe vlerësimi nga komisioni Ecovolis + Bashkia

19:00 do të kryhet dhe ndarja e çmimeve sipas kategorive

Biçikleta më e vjetër - Cruiser

Biçikleta shpejtësie- Course

Biçikleta mali - MTB

Biçikleta qyteti - City

Vlerësimi i biçikletave do të bëhet mbi bazën e këtyre kritereve:

Cilësia e prodhimit

Mirëmbajtja nga zotëruesi

Modifikimet e kryera

Për kategorinë 1, konkurruesit duhet të paraqesin dhe material vërtetues për moshën e biçikletës (faturë ose fotografi të vjetra, etj).

Gjithashtu, në kuadër të kësaj lëvizjeje në Prishtinë, Komuna dhe disa organizata të ndryshme joqeveritare kanë organizuar aktivitete të shumta me qëllim sensibilizimin e opinionit për lëvizjen pa makina.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është promovimi i vlerave dhe standardeve evropiane për një pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve në përmirësimin e mjedisit, dhe cilësisë së ajrit për një jetë më të shëndetshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama