Dita pa makina Basha jep 6 bicikleta

Dita pa makina, Basha jep 6 bicikleta

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar sot pasdite një aktivitet sensibilizues për të rritur përdorimin e biçikletave, ndërsa Ministria e Mjedisit i zhvilloi paradite aktivitetet e saj.

Me qëllim edukimin e fëmijëve për të përdorur biçikletat, një mjet  miqësor me mjedisin dhe i shëndetshëm për njeriun, në Ditën Europiane pa makina, Bashkia e Tiranës dhe Ecovolis organizuan një aktivitet për fëmijë në formën e një gare me biçikleta. Gara ishte e organizuar për 3 grupmosha dhe për 6 fituesit, 3 vajza dhe 3 djem u dhurua nga një biçikletë mundësuar nga  “Shtëpia e Lojrave” dhe kompania Plus.

Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha ka dhuruar 6 biçikleta për fëmijët e kryeqytetit, fitues të garës së organizuar me rastin e ditës pa makina.

Në njoftimin e Bashkisë thuhet se "po vijon zbatimi i projektit të transportit multimodal, që synon rehabilitimin dhe shtimin e korsive të dedikuara për transportin publik dhe përdorimin e biçikletave".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama