Disa teori konspirative per zhdukjen e avionit malajzian

Disa teori konspirative per zhdukjen e avionit malajzian

Arsyet e zhdukjes së avionit të Malaysia Airlines me 239 persona vazhdojnë të mbeten aq të paqarta siç ishin edhe në momentin kur radari humbi kontaktin me avionin. Ndërkohë lindi frika për një akt terrorist, kur të u zbulua se një nga pasaportat e vjedhura mbahej nga një 19-vjeçar iranian i cili kërkonte azil, por si përfundim nuk kishte të bënte me terroristët. Tani skuadrat e kërkimit kanë më pak argumente për atë se çfarë mund të ketë ndodhur. Kur u pyet se ku mund të ishte avioni, kontrolluesi i trafikut ajror Izhar Bahari në Departamentin e Aviacionit Civil Malajzian ai tha për revistën "TIME": “Ne nuk kemi përparuar aspak, nuk kemi gjetur asnjë gjurmë”.

 

Në mungesë të një përgjigjeje definitive, teoricienët konspirativë kanë dalë në përfundimet e tyre, edhe pse ato und të jenë të papranueshme. Ndërsa nuk ka kredibilitetit në besimin dhe suportimin e këtyre teorive, ja disa nga teoritë që kanë tërhequr më shumë vëmendje:

 

1. Celularët e pasagjerëve bien akoma, kjo do të thotë se ato janë të ndezur

 

Të afërmit dhe miqtë e disa nga pasagjerëve thanë se ata mundën të gjenin të dashurit e tyre në një rrjet online kinez të quajtur QQ, raporton Washington Post. Disa të tjerë provuan të telefonin në numrat e tyre, ata dëgjonin që telefoni binte, por askush nuk përgjigjej. Shumë mendonin se celularët mund të ishin akoma ndezur dhe 100 vetë nënshkruan një peticion drejtuar qeverisë malajzeze për të filluan menjëherë investigimet. Kjo çoi në dyshime për teori irracionale. Mos ndoshta rënia e telefonave tregon se pasagjerët janë rrëmbyer dhe janë akoma gjallë diku? Apo mos ndoshta “e mbinatyrshmja është në punë”?

 

2. Një portal i një bote tjetër ‘thithi’ avionin

 

“Nëse kurrë nuk i gjejmë rrënojat, kjo do të thotë se një forcë e re, misterioze dhe e fuqishme po punon në planetin tonë që rrëmben aeroplanët në qiell pa lënë as gjurmën më të vogël”, thotë një bloger. Të tjerë pyesin se mos ishte një grabitje alienësh…

 

3. Ndoshta ishte e shkruar dhe e parashikuar zhdukja e këtij fluturimi

 

Rrjeti social Reddit është mbushur me komentues që bëjnë një lidhje koincidente të datave të zhdukjeve të avionëve. “Numerologji interesante”, tha një përdorues i Reddit. “Fluturimi 370 zhduket me datë 7 mars (3/7) i nisur për të bërë një fluturim prej 3700 km. Fluturimi 370 fluturoi në një lartësi prej 37,000 këmbë (feet – njësi matëse) deri në momentin që humbi gjurmët. Luigi Maraldi, 37 vjeç, ishte një nga personat të cilit iu vodh pasaporta. Linja Ajrore Malajziane është një nga më të mëdhatë e Azisë, që transporton afro 37,000 pasagjerë në ditë. Nga dita e sotme, ne fillojmë muajin e 37-të që kur ndodhi tragjedia e Fukushimës, që shkaktoi 37 të plagosur.

 

4. Korea e Veriut rrëmbeu avionin

 

Shumë persona hedhin argumenta se ishin koreano-veriorët ata që rrëmbyen avionin dhe e çuan atë në Pyongyang (kryeqyteti i Republikës Koreane). Një përdorues i Reddit, Nickryane, deklaroi se avioni kishte mjaftueshëm karburant për të fluturuar në Korenë e Veriut dhe qëndron brenda sinjalit të celularëve. Edhe në vitin 1969, diktatura rrëmbeu një avion, kështu mbase Kim Jong-un (lideri suprem i Republikës Koreane) ka luajtur një kartë të vjetër.

 

5. Ishte Iluminati

 

Një nga ‘vorbullat’ e supozuara të energjisë në sipërfaqen e tokës mendohet të jetë Iluminati dhe/ose alienët e lashtë, që kanë nën kontroll të gjithë rrjetin e energjisë. Komentuesit dhe bloguesit mendojnë se ishin hijet e Iluminatit ato që e tërhoqën poshtë avionin.

 

Si është e vërteta?

 

“Ndërsa mungesa e një sinjali e gjurme ka ndihmuar në krijimin e teorive konspirative, nuk përjashtohet mundësia se avioni ka shpërthyer në një lartësi të madhe dhe të jetë shpërbërë. Kjo do të ishte e tmerrshme pasi nuk do të gjendej asnjë gjurmë e tij, dhe kërkimet për këtë aeroplan do të ishin të kota. “Fakti që nuk ka asnjë sinjal kjo është me të vërtetë shqetësuese”, thotë Ross Aimer (konsulent aviacioni) për Al-Jazzera-n. “Nuk ka ndodhur ndonjëherë”. (Explore Univers)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama