Disa ore para perballjes historike Shqiperi-Serbi nxehet atmosfera ne rruget e Elbasanit

Disa ore para perballjes historike Shqiperi-Serbi, nxehet atmosfera ne rruget e Elbasanit

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga ndeshja historike mes Shqipërisë dhe Serbisë në ‘Elbasan Arena’, në qytetin e Elbasanit, atmosfera kuqezi ka nisur të ndjehet që në orët e para të mëngjesit. Me qindra mijëra vetë të veshur me simbolet kuq e zi kanë dalë nëpër rrugët e qytetit duke kënduar këngë patriotike dhe duke thirrur ‘Forca Shqipëria’, çka ka krijuar një atmosferë mjaft festive në qytet.

Ndeshja Shqipëri-Serbi pritet të luhet në orën 20:45, ndërsa është parashikuar që akomodimi i tifozëve brenda stadiumit të bëhet disa orë para këtij orari.

Në kuadër të masave të ndërmarra nga policia për mbarëvajtjen e ndeshjes, të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, në Bulevardin ‘Aqif Pasha’, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama