Derbi britanik/ Koleman nuk do surpriza rivalet fitoren historike

Derbi britanik/ Koleman nuk do surpriza, rivalët fitoren historike

"Derbi" britanik është një prej dueleve më interesante të këtij Europiani. Skuadrat vijnë në këtë takim të karikuar jo vetëm se ndeshja vlen një biletë në çerekfinale, por se luhet mes dy prej katër shteteve që formojnë Britaninë e Madhe.

miliKy duel pritet të jetë një sfidë mjaft e vështirë për irlandezoveriorët, të cilët në tetë përballjet që kanë pasur me "dragonjtë" e Kardifit kanë dalë të humbur.

Koleman - "Nuk më pëlqejnë shumë surprizat. Respektojmë Irlandën e Veriut, por nëse skualifikohemi prej tyre, do të acarohesha shumë. Uellsi duhet që ta luajë këtë takim, ashtu siç bëri përballë Rusisë në fazën e grupeve. U kërkoj lojtarëve të mi që të mos stresohen shumë prej faktit se ky është një takim derbi.

Në këtë aspekt vuajtëm shumë rivalitetin me Anglinë, prandaj dhe u ndëshkuam në fund. Kundër tyre nuk treguam vlerat tona të vërteta", pohoi komisari teknik i Uellsit. I pyetur për "Brexit", Koleman tha se lojtarët e tij nuk ishin shqetësuar prej referendumit.

O'Nill - Nga ana tjetër, komisari teknik i Irlandës së Veriut paralajmëroi uellsianët se skuadra e tij nuk do të zbriste e dorëzuar në fushë. "Do të përballemi me një ekip të fortë. Një ekip që fitoi grupin e saj.

Ne i kemi studiuar mjaft mirë dhe e dimë se çfarë na pret. I kemi sfiduar pak muaj më parë në një ndeshje që mbaroi 1-1, prandaj them se kemi shumë shpresa për t'u kualifikuar", tha komisari teknik i Irlandës së Veriut.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama