Deputeti gjerman Rruga e Serbise ne BE kalon nga Kosova

Deputeti gjerman: Rruga e Serbise ne BE, kalon nga Kosova

Deputeti gjerman i partisë SDP, Dietmar Nietan, ka deklaruar se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian pa njohur më parë pavarësinë e Kosovës. Ai ka theksuar se për pesë vjet nuk do të ketë anëtarësime të reja në BE, por kur negociatat e pranimit do të vijnë drejt fundit, Serbisë do ti bëhet e qartë se rruga e anëtarësimit do të kalojë përmes Kosovës.

Nietan është shprehur gjithashtu se është befasuar për mirë nga kryeministri serb, Aleksandar Vucic, dhe konstruktiviteti që ai ka treguar në raport me Prishtinën, duke e quajtur një bonus për Beogradin.

“Prandaj është një bonus, por ky duhet të që me kohë të konfirmohet. Ky bonus nuk mund të lidhet vetëm me marrëdhëniet me Prishtinën, por edhe me lirinë e shtypit, politikat e medias, pavarësinë e gjyqësorit dhe kështu me radhë”, tha Nietan, i cili është gjithashtu anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Bundestagut.

“Pasi negociatat e pranimit të vijnë drejt fundit, nga Serbia do t’i bëhet e qartë, pavarësisht kushdo që pas pesë apo gjashtë vitesh do të udhëheq në Beograd, që rruga e anëtarësimit për në BE do të kaloj përmes Kosovës”, përfundoi Nietan.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama