De Biasi Sportisti i Vitit ne qytetin e lindjes

De Biasi, 'Sportisti i Vitit' ne qytetin e lindjes

Në fund të muajit dhjetor, Gianni De Biasi u zgjodh nga votuesit online si “Sportisti i vitit 2014” në rajonin e Treviso-s në Itali, një sondazh i organizuar nga gazeta dell “Tribuna di Treviso”.

I pyetur se ç’do të thotë për të të jetosh larg shtëpisë, ai u shpreh: “Larg? Unë në Shqipëri një herë në muaj shkoj. Në pjesën tjetër të kohës shoh shumë ndeshje: 8/10 e skuadrës luajnë në kampionate të huaja. Me pak fjalë, kam një cilësi jete të mirë dhe nuk pendohem për asgjë”.

Më pas De Biasi u pyet për rekursin te CAS-i lidhur me ndeshjen ndaj Serbisë.

“Ajo situatë duhej të ishte zgjidhur shumë përpara momentit të dronit. Ndoshta as që duhej të shkohej në një ndeshje të tillë: dihej që më parë se si do të kishte përfunduar. A pata frikë? Po, si mund të them të kundërtën? Por në fushë nuk ndodhi asgjë, përkundrazi lojtarët serbë u treguan shumë korrektë dhe bashkëpunues. Kolarovi madje më shoqëroi deri në dalje të fushës. Sigurisht, sikur të na i jepnin pikët”, është shprehur De Biasi.

Dje pasdite, trajneri i Kombëtares shqiptare ishte për një vizitë në redaksinë e “Tribuna”-s, ku u prit nga drejtuesit e gazetës me të cilët De Biasi zhvilloi një bisedë mjaft të përzemërt.

Së bashku me Gianni De Biasi-n ishte edhe Eleonora Marchi, medaliste në Europianin dhe Botërorin e skermës, si dhe medalje e argjendtë në Lojërat Olimpike Rinore “Nanjing 2014″ të zhvilluara në Kinë. Në bisedë morrën pjesë edhe Elisabetta Bianchin me Gabriele Gava, ish-arbitër i Serie A në Itali. albeu.com 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama