Danimarka ekziston dhe eshte vendi me i lumtur ne bote

Danimarka ekziston, dhe eshte vendi me i lumtur ne bote

Të bësh foto, pa një biçikletë në krah, në kryeqytetin danez, Kopenhagen, është thuajse e pamundur. Janë pikërisht arti i rrugës, shpirti i së thjeshtës dhe numri i madh i biçikletave, që e kanë kthyer Danimarkën në vendin më të lumtur në botë, sipas WHR (World Happiness Report) në vitin 2013. Në fakt, nëse qyteti shihet prej dy rrotave mbi një biçikletë, efekti i panoramës ndryshon krejtësisht.

Në mbajtësen e mbrapme të tyre, nuk sheh, siç ndodh zakonisht, vetëm fëmijë, por edhe njerëz të rritur. Dikush duke ngarë biçikletën, nget njëkohësisht modelin e lumturisë së këtij qyteti, sepse një nga arsyet që ai është “i lumtur” është pikërisht transporti mbi dy rrota. Pas vlerësimit të marrë, qyteti inaguroi Institutin e Kërkimit të Lumturisë (Happiness Research Institute), institut ky që merret posaçërisht me studime sesi mund të përmirësohet cilësia e jetës, duke eksploruar shkaqet dhe pasojat e lumturisë njerëzore, për t’i bërë më pas ato pjesë të aktivitetit të përditshëm publik.

“Një qytet i lumtur”, thotë drejtuesi Meik Viking, është një qytet i përshtatur për njerëz të cilët interesohen vazhdimisht mbi mënyrën se si funksionojnë gjërat, gjatë kohës që janë në lëvizje. Detyra jonë është që të ushtrojmë presion mbi qeverinë, në mënyrë që ajo të masë në vazhdimësi suksesin e shoqërisë, duke studiuar hap pas hapi punën dhe kontributin e saj e jo vetëm rritjen e ekonomisë. Në rankimin e vendeve më të lumtura, kryeqyteti i Danimarkës është vlerësuar duke kaluar shumë vende të tjera, prandaj, European Green Capital në bashkëpunim me organizuesin e madh të eventeve, Sharing Copenhagen ka zhvilluar për gjatë gjithë vitit aktivitete të ndryshme si; yoga, zhytje olimpike dhe turne biçikletash për natyralistët.

Drejtoresha e Fashion Institute, Eva Kruse, njëkohësisht edhe drejtuese e Samitit të Modës, eventit më të rëndësishëm botëror mbi përgjegjësinë sociale në sektorin e modës, jep recetën e saj: “Moda është e lumtur vetëm kur është gjithëpërfshirëse, demokratike dhe e drejtë. Të gjitha eventet tona janë të hapura për publikun e gjerë, ndryshe nga vende të tjera të botës. Ky është shpirti i Danimarkës.”

“Bukuria e të jetuarit në Danimarkë është se në mbrëmje, kur bie të flesh, ke ndjesinë se kur të çohesh në mëngjes, qyteti do të të duket edhe më i bukur se një ditë më parë.” thotë Jacob Kampp Berliner, drejtuesi kreativ i  Fake Diamonds Records dhe Cafe Auto. “Qyteti nuk është shumë i madh- vijon ai, pra ka shumë njerëz të tjerë që bëjnë të njëjtën punë me ty e që të ndihmojnë të bësh përpara.” Për këtë vjen në ndihmë edhe vetë bashkia, që inkurajon në mënyra të ndryshme menaxherët e rinj.

“Departamenti i kulturës dhe argëtimit i jep rëndësi të veçantë biznesit krijues.” thotë Carla Cammila Jort, CEO- ja e platformës Art Rebel, e cila shet veprat e artistëve më radikalë, duke krijuar kështu një ekosistem të vërtetë financiar që mbështetet nga të rinjtë.” Të gjitha programet fillojnë të kultivojnë dhe ushqejnë talentet e reja që në moshën 15 vjeçare. Njëri prej tyre, madje garanton pagesa cash, për të stimuluar 13 vjeçaret vizionarë, duke i nxitur në këtë mënyrë ata te krijojnë  vlera sociale.

Sipërmarrësja e re, Herle Jarlgaard Hansen, ka krijuar një agjenci të quajtur Finderskeepers, e cilia zbulon talente të reja si edhe krijues të fushave të ndryshme. Gjithashtu Marius Sowka, nëpërmjet Artworkheroes, promovon veprat e të rinjve të talentuar duke i dhënë atyre 20% të fitimeve në fund.

“Duke ecur përgjatë lagjes latine, në zonën e portit, duken edhe më qartë investimet e mësipërme.” thotë artisti Daniel Van Der Noon. “Ndihem vërtet e lumtur.” deklaron njëra prej sipërmarrëseve Herle Jarlgaard Hansen “sidomos kur eci përgjatë Norrebro dhe korsitë e saj plot objekte krijuar prej të rinjve që zhvillojnë talentet e tyre si edhe kur shoh shtëpitë prej druri në formë varkash, lyer me ngjyra të ndryshme.” Ndërsa  lumturia, për stilistin e ri e mjaft të njohur, Henrik Vibskov është “të lundrosh me varkë që në mëngjes, e të ndalosh herë pas here në mini baret e Paper island (lagje e njohur për zhvillim të lartë krijues). Ai vetë, në ishullin e lumturisë, sapo ka inaguruar barin e tij të quajtuar “Maiale a Pois” (Den Plettede Gris), një vend i mrekullueshëm dhe relaksues plot ngjyra.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama