Daljet jashte per turizem 10 mln euro me shume se hyrjet

Daljet jashte per turizem, 10 mln euro me shume se hyrjet

Pas një viti të dobët më 2013-ën përsa i përket të ardhurave nga turizmi, ky vit ka shënuar një rigjallërim, sipas statistikave të publikuara në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e dytë të vitit. Të ardhurat nga udhëtimet (shpenzimet që shtetasit e huaj kryejnë në Shqipëri) arritën në gati 400 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit, me një rritje të ndjeshme prej 37%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 2013-ta ishte një vit i dobët për turizmin shqiptar, kryesisht për faktin se ishte një periudhë e pazakontë me zgjedhjet që u zhvilluan në mes të vitit, çka ndikoi negativisht në performancën turistike të vendit.

 

Zëri tjetër në bilancin e udhëtimeve, ai i debisë që mat shpenzimet e shqiptarëve jashtë, ka shënuar një rritje me 20%, duke arritur në 555 milionë euro për gjashtëmujorin e parë të vitit, në raport me janar-qershorin e një viti më parë. Sërish shpenzimet e shqiptarëve jashtë mbeten më të larta se të ardhurat që sjellin të huajt në Shqipëri, duke bërë që bilanci i udhëtimeve të mbetet negativ, në rreth 10 milionë euro. Megjithatë, ai është reduktuar në raport me gjashtëmujorin e parë 2013, kur ishte 67 milionë euro.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama