Cudite 7 fotot shokuese te se kaluares por te verteta

Cudite: 7 fotot shokuese te se kaluares, por te verteta

Çfarë mendoni se dini për të shkuarën? A e dini për shembull se  Shreku dhe burri elefant apo ai luan kanë ekzistuar vërtet? Këto dhe shumë të vërteta të tjera të vjetra do t’i gjeni në artikullin më poshtë…

 

7. Ella Harper, gruaja që ecte si vajza e kontrolluar nga djalli (ekzorciste)

 

 

Fillojmë nga këtu: kjo vajzë, me emrin Ella Harper, ka jetuar me të vërtetë. Ajo lindi në Hendersonville, në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 1873. Fatkeqësisht, siç mund edhe ta shihni në foto, Ella lindi me një keqformim të rrallë, i shkaktuar nga një sëmundje ortopedike: gjunjët e saj u zhvilluan në anën e gabuar apo jo të zakonshme. Kështu, ajo është shumë e ngjashme me vajzën protagoniste të filmit të njohur “Ekzorcistja”. Mjekët, në ditët e sotme, e kanë klasifikuar sëmundjen si “Genu Recurvatum Congenito”, ose e thënë në shqip “deformim i harkuar i gjunjëve”.

 

 

 

6. Fanny Mills, vajza me këmbët më të mëdha në botë

 

 

Nuk keni parë kurrë këmbë kaq të mëdha në jetën tuaj, apo jo? E pamundur: kjo ka qenë vajza me këmbët më të mëdha në të gjithë botën! Emri i saj ishte Fanny Mills. Babai i saj i dëshpëruar premtonte toka, pasuri, ar për këdo që do të kishte kurajë të merrte vajzën e tij fatkeqe për grua.

 

 

 

5. Joseph Merrick, i famshmi Burri Elefant

 

 

Emri i tij i vërtetë është Joseph Carey Merrick, por në të gjithë botën është i njohur si burri elefant. I lindur në Leicester, në Angli, më 1862, për shkak të deformimit të trupit fitoi një popullaritet në shoqërinë britanike. Të vetmet pjesë të trupit të cilat nuk iu deformuan për shkak të sëmundjes së tij ishin organet gjenitale dhe krahu i majtë. Sikur të mos mjaftonte kjo, kur ishte i vogël ai theu një këmbë teksa u rrëzua shumë keq; nuk mundi ta kuronte dot kurrë atë, sepse familja e tij nuk kishte para. Madje, ai u dëbua edhe nga shtëpia, kur nëna e tij vdiq dhe babai qëndronte me njerkën, e cila nuk donte ta shihte me sy. Ai u bë një fenomen i shfaqjeve të veçanta, por gjithsesi keqtrajtohej dhe paragjykohej.

 

 

 

4. Fëmija me dy koka i Bengalit

 

 

Kush mund të kishte një kafkë të tillë? Ky është një keqformim i rrallë kongjenital, që quhet “parasiticus craniopagus,” një rast i veçantë i binjakëve të bashkuar nga koka. Kjo kafkë i përkiste një fëmije nga Bengali dhe është rasti i parë i ngjashëm i regjistruar ndonjëherë. Ai tashmë gjendjet në Muzeun e Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve në Londër.

 

 

 

3. Stephan Bibrowski, burri luan

 

 

Stephan Bibrowski është i famshmi burri luan, një polak i lindur në vitin 1890 i cili për fat të keq ka vuajtur nga hypertrichosis; trupi i tij ishte mbuluar plotësisht nga një shtresë e trashë pushi. Ai shihej si biri i djallit: nëna e braktisi duke ia dhënë një burri që merrej me cirk. Ky i fundit e bëri atë pjesë të një grupi cirku në Amerikë. Më pas Stephan Bibrowski u bë i famshëm duke interpretuar madje edhe në Muzeun e Nju Jorkut, por edhe në Gjermani, duke marrë shumë para. Ai vdiq në vitin 1932.

 

 

 

2. Maurice Tillet, Shrek-u burrë 

 

 

A e dinit se Shrek-u i filmit të animuar është inspiruar nga ky burrë? Emri i tij është Maurice Tillet dhe siç mund ta shihni në foto, ai i ngjan në mënyrë të pabesueshme përbindëshit jeshil që ka bërë për vete të gjithë botën. Ai lindi në Francë në vitin 1910 dhe qe një mundës mjaft i njohur. Por për fat të keq, jeta e tij mori një kthesë tragjike, kur atij iu shfaq akromegalia, një sëmundje e cila ka si karakteristikë prodhimin e shumtë të hormoneve të rritjes. Ndërkaq, për shkak të kësaj sëmundjeje, ai vdiq para kohe, dhe vuajti nga shumë dhimbje fizike, si nga migrena, artriti dhe diabeti.

 

 

 

1. Myrtle Corbin, vajza me katër këmbë

 

 

Ja ku mbërritëm edhe në pozicionin e parë: vajza që shihni në foto është Josephine Myrtle Corbin dhe ajo njihet në të gjithë botën si gruaja me katër këmbë. Ka lindur në Claborune të Teksasit në vitin 1868 dhe Myrtle Corbin ishte një binjake siameze nga beli e poshtë, me dy trupa të ndarë. Ajo arrinte që t’i lëvizte këmbët e brendshme, por me to nuk mund të ecte, sepse ishin shumë të dobëta. Ndërkohë, ajo u martua me një doktor në moshën 19-vjeçare dhe solli në jetë plot pesë fëmijë, katër vajza dhe një djalë. Tre nga ata lindën nga një vaginë dhe dy nga vagina tjetër. Ajo vdiq në vitin 1927.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama