Cristiano me shume gola se 14 skuadra te kampionatit spanjoll

Cristiano, me shume gola se 14 skuadra te kampionatit spanjoll

Faqet e para të gazetave sportive spanjolle janë të gjitha për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi i Realit të Madridit vazhdon të thyejë rekorde me golat e tij të shumtë ndeshje pas ndeshjeje dhe gazeta ‘AS’ ka vënë në dukje se portugezi në këtë fillim kampionati ka shënuar më shumë se 14 skuadra të Primerës.

Klasifikimi i golashënuesve e sheh në krye me 10 gola, 4 më shumë se Neymari dhe 5 më shumë se Messi, ndërsa mesatarja e golave të shënuar prej tij është e pabesueshme: 1 në 36 minuta.

Gjithashtu, 10 golat e shënuar nga Ronaldo në 6 ndeshjet e para të kampionatit janë nisja më e mirë në 60 vitet e fundit. Që nga sezoni 1954-1955, kur Pahino shënoi të njëjtin numër golash në po kaq ndeshje, askush nuk e kishte nisur kaq mirë kampionatin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama