Cristiano Ronaldo fiton Topin e Arte

Cristiano Ronaldo fiton Topin e Arte

Me trofeun e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo kurorëzon një vit të mrekullueshëm futbollistik, ku fitoi Ligën e Kampioneve, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Botës për klube me Realin e tij dhe udhëhoqi Portugalinë në fazën eliminatore për në finalet e Kupës së Botës në Brazil, pavarësisht se u eleminua në fazën në grupe. Portugezi fitoi këtë çmim përballë rivalit të përjetshëm, Lionel Messi dhe portierit gjerman, Manuel Neuer. Ai siguroi 37.66 përqind të votave, duke lënë pas argjentinasin e Barcelonës me 15.76 përqind dhe portierin e Bajernit të Mynihut me 15.72 përqind.

Ky ishte trofeu i dytë radhazi për Ronaldo-n dhe i treti në gjithë karrierën e tij duke barazuar Michel Platini, Van Basten dhe Johan Krujf dhe duke ngushtuar në -1 betejën me Lionel Messi, që vazhdon të jetë në krye me katër Topa të Artë.

Në ceremoninë e FIFA-s u prezantua edhe skuadra më e mirë e vitit;

Në portë: Manuel Neuer

Në mbrojtje: Philip Lahm, David Luiz, Thiago Silva dhe Sergio Ramos

Në mesfushë: Angel Di Maria, Tony Kros dhe Iniesta

Në sulm: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Arjen Robben.

Ndërkohë, trofeu i trajnerit më të mirë shkoi për Joachim Loeë, udhëheqësin e Gjermanisë në fitimin e Kupës së Botës në Brazil, ku shkatërruan 7-1 në gjysmëfinale Brazilin dhe fituan në kohë shtesë 1-0 në finalen përballë Argjentinës. Goli më i bukur, “Puskas Award 2014” shkoi për kolumbianin James Rodriguez, që u vlerësua për golin e shënuar ndaj Uruguajit në finalet e botërorit të Brazilit. Mes 10 golave më të bukur në garë për këtë çmim ishte edhe një gol i Pajtim Kasamit. Për femra, Topi i Artë shkoi për futbollisten gjermane Nadine Kessler, ndërsa trajneri më i mirë, po për femra, u zgjodh trajneri i skuadrës së femrave të Volfsburgut, Ralf Kellerman.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama