Cmenduri per nje bilete 20 mije kerkesa per 2000 vende ne Danimarke

Cmenduri per nje bilete, 20 mije kerkesa per 2000 vende ne Danimarke

Është një çmenduri e vërtetë për biletat e ndeshjes Danimarkë- Shqipëri. 20-30 mijë kërkesa, për vetëm 2150 vende. Kjo është ajo që po i ndodh FSHF-së, këto ditë edhe pse ndeshja mes Danimarkës dhe Shqipërisë, do të më shumë se dy muaj që të luhet. Tifozët shqiptarë anembanë uropës, me të marrë njoftimin se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e 4 shtatorit, kanë vrapuar që të prenotojnë një të tillë, në zyrat e FSHF-së, por edhe në shitjen online nga danezët. Burime pranë federatës, bëjnë me dije se prej një jave ka një fluks të madh kërkesash, aq sa për të mbushur stadiumin vetëm me prenotimet që vinë në zyrat drejtuese të futbollit shqiptar.

“Si asnjëherë tjetër, këtë ndeshje fluksi i kërkesave për një biletë kalon çdo cak. Mund të mbushim gjithë stadiumin me biletat që kërkojnë tifozët tanë. Nuk mundet që të plotësojmë dëshirat e tyre”, është shprehur Gazment Malo dje për çështjen në fjalë. Mësohet se numri i kërkesave ka kaluar 20 mijët dhe po shkon tek 30 mijë bileta. Dhe këtu, nuk llogariten biletat që tifozët shqiptarë mund të blejnë online në Danimarkë. Gjithsesi, biletat në FSHF ende nuk kanë mbërritur, por sapo të vinë, do t’u shiten tifozëve. Gjithsej ato janë vetëm 2150 copë. Kaq është 5 përqindëshi i famshëm që merr skuadra mike, si në rastin e Shqipërisë këtë ndeshje. Danimarka në fakt “u mbylli derën” tifozëve shqiptarë. Madje, ajo u vuri edhe kushte. Nëse ata nuk do të blejnë biletë në pjesën e caktuar të stadiumit, për tifozërinë mike, dhe qëndrojnë me tifozët danezë nuk do të lejohen të futen në stadium.

“Spektatorët shqiptarë nuk do të kenë qasje në stadium, nëse ata do të kenë blerë bileta në seksionin e mbështetësve danezë,” – njoftonte faqja zyrtare e Federatës Daneze të Futbollit, para dy javësh. - “Sipas rregullave të UEFA-s, na kërkohet të ndajmë 5 për qind të numrit të përgjithshëm të biletave, rreth 1700 copë, për tifozët e ekipit mik. Sidoqoftë, “DBU” ka vendosur të ndajë 2150 bileta për tifozët shqiptarë, për shkak se ky numër përshtatet me dy seksionet e stadiumit”, është shprehur federata daneze në një komunikatë për mediat. Deri tani janë shitur 20 mijë bileta dhe shumica janë shqiptarë ata që kanë blerë një biletë. Duket se Federata Daneze e Futbollit ka frikë tifozët shqiptarë. Drejt Kopenhagenit do të udhëtojnë shumë mbështetës kuqezinj, në ndeshjen e 4 shtatorit në “Parken”, ora 20.45. Kujtojmë që ndeshja me Danimarkën, luhet pas vendimit të KAS Lozanë të 10 korrikut.

Nëse Shqipëria arrin të marrë pikët në tavolinë, për kuqezinjtë Danimarka do të jetë një ndeshje që mund t’i çojë direkt në Europian. Në ndeshjen e parë me danezët, skuadra jonë ka barazuar 1-1 në “Elbasan Arena”, pikërisht në takimin që inauguroi këtë stadium. Kuqezinjtë e De Biazit do të luajnë gjithçka, pasi pikërisht kundër danezëve me 4 shtator luhet kualifikimi, i marrin apo jo pikët nga KAS Lozana. Pritet që stadiumi të jetë i “pikturuar” me ngjyrat kuqezi, ashtu siç ndodhi dy vite më parë në Norvegji, ku tifozët shqiptarë ishin më shumë se vendësit në stadium. Zbulohen gjyqtarët e Europës. Spanjolli Karlos Del Serro është përcaktuar për sfidën Laçi – Inter Baku. Del Serro ka stemën e ndërkombëtarit prej vitit 2013 dhe ka gjykuar vetëm 3 takime të kupave të Europës. Kukësi– Topredo Zhodino do të ketë një zviceran. Sasha Amhof ka një përvojë të vogël në sfidat europiane. Ai ka gjykuar vetëm 2 ndeshje të Europa League si i parë. Irlandezin Pol Makloglin është emri i përzgjedhur për Stromsgodset – Partizani. Vitin e kaluar ai ka debutuar si gjyqtar i parë në një sfidë të kupave të Europës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama