Cilesia e karburanteve ashpersohen masat

Cilesia e karburanteve, ashpersohen masat

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka përfunduar projektligjin në bazë, ku parashikohet 3 deri në 4 herë rritja e gjobave si dhe heqje të licencës në rast se konstatohen shkelje. Drejtori i Përgjithshëm i politikave të Zhvillimit të Hidrokarbureve, Dritan Spahiu, shpjegon se këto ndryshime janë bërë për të vënë rregull në sektorin e pikave të karburanteve.

 

Një tjetër pikë e rëndësishme në ligj është edhe fakti se licencimi i karburanteve nuk do të bëhet vetëm nga pushteti vendor por do ti jepet kompetencë edhe pushtetit qëndror.

 

Spahiu shpjegon se me ndryshimet ligjore edhe impiantet e përpunimit të nënprodukteve të naftës do të kalojnë në proces licencimi. Ndryshimet ligjore pritet që të hyjnë në fuqi gjatë muajit qershor dhe synojnë që të rrisin cilësinë e karburanteve që shiten në Shqipëri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama