Cila eshte e verteta qe qendron pas ISIS

'Cila eshte e verteta qe qendron pas ISIS'

Nëse propaganda joshëse e ISIS dhe e grupeve islamike të lidhura me Al-Kaedën është 'një det i tërë' në internet, nga një grup docentësh britanikë dhe studiuesish të fesë islame vjen një tentativë për të zbuluar çfarë kanë këto video dhe imazhe që u bëjnë përshtypje të rinjve në perëndim dhe që binden për të lënë Europën dhe të shkojnë të luftojnë në Siri dhe Irak.

Quhet “Haqiqah” revista që nga Anglia po përpiqet të denoncojë falsitetin e predikimeve të Kalifatit të ISIS. Është një prodhim që po publikohet në letër dhe online dhe që përpiqet të shpjegojë si ISIS nuk përputhet me mesazhin e Islamit duke u mbushur mendjen me mesazhe alternative.

Ky grup përbëhet nga 100 imamë themelues që përpiqen të përgjigjen për problemet e radikalizmit islam në komunitete dhe që ka çuar në Siri qindra persona. Një prej tyre ishte edhe Xhihadisti Xhon që është identifikuar tashmë si Mohammed Emwazi, një britanik me origjinë nga Kuvajti.

Interneti, rrjetet sociale, propaganda në përgjithësi është një terren ku xhihadistët kanë fituar shumë për shkak të shprehive të tyre dhe argumenteve që i konsiderojnë të vërtetë. Megjithatë themeluesit thonë se “Haqiqah” (që përkthehet “E vërteta”) e ka shumë të vështirë të bindë të rinjtë për shkak të propagandës radikale në rrjetet sociale. Frika jojë thotë themeluesit është për shkak se çdo ditë e më shumë po vijnë më pak të rinj në xhami. “Kjo edhe për shkak të frikës nga radikalizmit” – shtojnë ata.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama