Cikli i kreshnikeve

Cikli i kreshnikeve
Keta veprojne ne Jutbine, krahine e papercaktuar mire. Pershkrimi i personazheve eshte i mbinatyrshem; ata flasin me oret, ata luftojne me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lume, i kane mustaqet nga nje pash, e hedhin topuzin me aq force sa ngrihet pluhur nente pash lart etj. Heronjte e ketyre legjendave jane te shumte, por kryesore jane Muji e Halili.


Fuqia e Mujit.
Kenga fuqia e Mujit eshte prologu i ciklit te Mujit e Halilit. Ne te shikojme figuren hiperbolike te ketij kreshniku, i cili eshte i pajisur me fuqi te mbinatyrshme.

Vajtimi i Ajkunes
Omeri, djali i Mujit rrethohet ne bjeshke e pas nje lufte te rrepte vritet. Kur arrin aty Muji, beteja ka perfunduar. Nga armiqte e vrare kupton se i biri megjithese ishte vetem shtate vjec, kishte luftuar si kreshnik. Keto tregohen ne kengen “Vdekja e Omerit”.
Vajtimi i Ajkunes eshte nje pjese lirike e ciklit te kreshnikeve, eshte nje kryeveper artistike.
Vajtimin e nenes e paraprin nje tablo dramatike tronditese. Muji varros me duart e veta te birin ne Lugjet e Verdha dhe kthehet ne kulle. Ajkuna merr vesh lajmin e zi.
Pas ketyre shperthen dhembja e nenes, vajtimi i saj. Ne kete vaj kemi dicka krejt te vecante, qe e ben kete krijim poetik lirik te qendroj midis kengeve epike heroike te kreshnikeve. Vete Omeri eshte nje femije i parritur, nje luftetar trim qe la pas bema kreshnikesh. Ajkuna, nje nene e dhembshur qe vuan thelle vdekjen e djalit.
Figurat artistike qe perdoren jane te nje lloji me ato te te gjithe ciklit. Ketu marrin pjese yjet, hena, zogjte e bimet. Yjet ndalen te degjojne vajin e Ajkunes, kjo mallkon henen pse nuk e lajmeroi me pare, ahu shtrin degen me te bukur qe ajo te mbeshtetet dhe zogjte e malit rreshtin kengen. Ajkuna ka ne zemer lajmin e zi dhe kuja shperthen. Ne fund te vajtimit shprehja e dhembjes merr forme tjeter. Nena kujton caste nga jeta e djalit, e sa me te bukura jane ato, aq me e thelle eshte vuajtja ne zemren e nenes.

Martesa e Halilit.
Martesa e Halilit eshte nje nga rapsodite me te bukura te cilkit. Ajo eshte vetem nje episod ne krahasim me gjithe bemat trimerore te kreshnikut Halil. Martesa eshte me rrembim dhe sjell jehonen e koheve te lashta, kur rrembime te tilla quheshin vepra trimerie. Megjithese ne kete pjese te ciklit, lufta midis kreshnikeve dhe kralit eshte per Tanushen, perseri nepermjet vargjeve del qarte qe ky konflikt eshte shume me i vjeter. Kjo duket ne faktin qe kreshniket e shohin me rrezik vajtjen e Halilit ne tokat e kralit. Halili e merr Tanushen e kralit pasi kapercen me trimeri e mencuri nje varg rreziqesh, por edhe me ndihmen e cetes se kreshnikeve. “Martesa e Halilit” shquhet per pasurine e perdorimin me mjeshteri te rralle te figurave artistike. Vend kryesor ze hiperbola dhe personifikimi. Me nje gjuhe te pasur jane sjelle dhe shume peisazhe si portreti i Tanushes, pershkrimi i betejes etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama