Champions mjafton nje gol per fitoren e Realit

Champions, mjafton nje gol per fitoren e Realit

I ka mjaftuar vetëm një gol i francezit Karim Benzema, skuadrës madrilene për të fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League. Ishte Bayern ai që dominoi lojën në Bernabeu, por lojtarët bavarezët nuk u treguan të saktë përballë portës së Iker Casillas. Rasti i parë i pastër i ndeshjes do vinte në minutën e 13 kur Robben i gjetur në zonën e vandasve rrezikoi seriozisht portën kundërshtare por topi përfundoi jashtë rrjetës. Më pas ishte Reali ai që do të përgjigjej me anë të kundërsulmeve dhe pikërisht nëpërmjet një të tilli Benzema pas një pasimi të Coentrao, shënoi në portën e Neuer. Reali do të rrezikonte sërish bavarezët me dy raste të Cristiano Ronaldos dhe Di Maria, por të dy lojtarët shpërdoruan mundësitë e krijuara. Bayern vazhdoi të zotëronte topin por pa arritur të finalizonte me sukses aksionet e tyre. Kombinimet e dyshes Robben-Ribery nuk dhanë efikasitet për bavarezët. Në pjesën e dytë ishte pothuajse e njëjta pasqyrë loje, por në fillimin e saj Reali e nisi lojën në sulm. Neuer ishte i padepërtueshëm nga gjuajtjet e Ronaldos, duke ia vështirësuar mbrëmjen portugezit. Guardiola u munda të ndryshonte diçka me zëvendësimin e Ribery me Gotze, i cili në minutat e fundit të ndeshjes rrezikoi seriozisht portën e Casillas, por ky i fundit reagoi shpejtë duke treguar edhe një herë tjetër cilësitë e tij. Me fitoren e siguruar në “Santiago Bernabeu” Reali do të udhëtojë më i sigurtë drejt gjermanisë javën tjetër edhe pse kampionët në fuqi nuk duhen nënvlersuar aspak në fushën e tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama