Cesk Fabregas drejt largimit nga Barcelona

Cesk Fabregas drejt largimit nga Barcelona

Ai bëri çmos për t’u rikthyer tek ekipi ku ishte rritur, por aventura e Çesk Fabregas nuk ishte ajo që kishte ëndërruar. Gjatë këtyre dy sezoneve, Fabregas jo vetëm që nuk ka arritur dot të sigurojë vendin e titullarit, por tashmë ai ka prishur marrëdhëniet edhe me tifozët e Barcelonës.

 

Fabregas është fishkëller nga tifozët e Barcelonës, pasi e konsiderojnë atë si një nga përgjegjësit kryesorë të dështimit në këtë fund sezoni. Për këtë arsye, Fabregas duket i zhgënjyer dhe sipas mediave britanike, ka vendosur që të largohet nga Barcelona. Dhe, destinacioni më i mundshëm për të është Mançester, ku Junaited e pret me krahë hapur.

 

Verën e kaluar Junaited këmbënguli për të siguruar shërbimet e Fabregas, por nuk arriti dot ta bindë këtë të fundit. Por, tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar dhe Fabregas mund të pranojë të transferohet në “Old Traford”. Për të siguruar shërbimet e Fabregas, Junaited është gati të paguajë deri në 60 milion euro.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama