Celet Tirana Open Rama Arti dhe dija luftojne varferine

Celet 'Tirana Open', Rama: Arti dhe dija luftojne varferine

Nga sot “Tirana Open” do të kthejë për shtatë ditë me radhë kryeqytetin në një qendër të vërtetë kulturore me nderthurjen e librit dhe artit.
 
Çelja e këtij aktiviteti kulturor në Pallatin e Kongresve u bë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha në fjalën përshëndetëse se qeveria do të bëjë gjithçka për të stimuluar artistët e rinj, pasi ekziston mundësia që Shqipëria të kthehen në një destinacion artistik. 

“Një nga qëllimet e qeverisë është t'i kthejë Shqipërisë një destinacion për dashamirësit e artit “Tirana Open është kthyer në një pikë referimi që vit pas viti do të shkëlqejë si institucion i krijuar nga njerëzit e artit, për njerëzit e artit dhe me mbështetjen e qeverisë. Qëllimi ynë është të stimulojmë sa më shumë nisma të artistëve, sa herë që qasja e tyre është me projekt dhe sa herë që projekti i tyre hyn në mundësitë tona financiare”-theksoi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se ky event vjen në valën e investimeve të bëra nga qeveria në ringritjen e vlerave kulturore të vendit duke mos lënë pa përmendur Bunk'Art, Muzeun e Gjetheve apo rindërtimin dhe kthimin në destinacion historik e turistik të Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

“Tirana Open” vjen si iniciativë e të ndjerit Ardian Klosi, mik të cilin kreu i qeverisë nuk harroi pa përmendur si ideator të këtij panairi që në vitin 2008.

“Ky event do te shkëlqejë si një institucion i njerëzve të artit për njerëzit e artit me mbështetjen e qeverisë”, -u shpreh Rama.

Më pas kryeministri vizitoi gjithë stendat e librave, për të vijuar me vizitën edhe të katit të parë, me një panion të tërë dedikuar artit kontemporan pamor.

Në këtë panair që nuk ofron vetëm libra, marrin pjesë artistë nga gjithë bota, si nga Afrika e Jugut dhe Austrialia, gjithashtu dhe artistë nga rajoni.  Kështu, “Tirana Open” paraqet për të parën herë një event të këtij lloji në Ballkan, duke sjellë së bashku nën një çadër një koleksion të shumëllojshëm të institucioneve kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare që paraqiten në një program të pasur shumë-disiplinor ekspozitash, ngjarjesh, dhe eventesh publike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama