Cani Fullani? Stabiliteti financiar nuk varet nga nje person

Cani: Fullani? Stabiliteti financiar nuk varet nga nje person

“Negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk janë mbyllur ende”. Kjo deklaratë është bërë nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani gjatë një takimi të zhvilluar sot me gazetarët, ku u shpreh se me FMN-në vijojnë diskutimet për reformën në  sektorin e energjisë buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2015. FMN duhet të bënte publik raportin për rishikimin e kritereve të performancës deri në fund të qershorit, mbi bazën e të cilit, Fondi merr vendimin nëse do të lëvrojë këstin e radhës.

Sipas ministrit, shtyrja e afatit të negociatave shtyn automatikisht dhe disbursimin e transhit të tretë të kredisë. Por kreu i financave publike sqaroi se Bordi i FMN-së mblidhet në muajin tetor për të vendosur për këstin e tretë të kredisë.

“Skeduli i programit të disbursimit të kredisë parashikon datën 15 shtator si kohën për disbursimin e transhit të tretë të huasë prej 23.55 milionë SDR, rreth 26 milion euro (dy të tjerat janë marrë tashmë nga qeveria shqiptare). Me FMN-në kemi rënë dakord që të vijojmë kurbën rënëse të borxhit publik duke nisur nga viti 2015?, deklaroi ministri Cani. Ai informoi gjithashtu se do të rishikohet buxheti i këtij viti”, tha Cani.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i udhëhequr nga Nadeem Ilahi, ka përmbyllur në fillim të kësaj jave vizitën në Tiranë.

I pyetur nga mediat, lidhur me situatën financiare të vendit pas arresitmit mbrëmjen e 5 shtatorit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ministri Cani theksoi se stabiliteti financiar i vendit nuk varet nga një individ.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama