Brenda 6 ditesh arrestohen 35 shofere dhe bllokohen 109 automjete

Brenda 6 ditesh arrestohen 35 shofere dhe bllokohen 109 automjete

Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor dhe konsumimi i tepërt i alkoolit, kanë qenë arsyet e arrestimit të 35 drejtuesve të automjeteve në kryeqytet. Po ashtu Policia e Qarkullimit Rrugor bën me dije se janë bllokuar edhe 109 automjete, pasi u konstatua se nuk kishin dokumente të rregullta.

Arrestimet janë bërë nga datat 17 deri më 23 shkurt. Nga konstatimet e policisë rezultoi se shoferët e arrestuar ishin pa leje drejtimi, ndërsa një pjesë e tyre kishin konsumuar alkool shumë më tepër se normat e lejuara.

Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se janë vendosur 3478 masa administrative për mosvënien e rripit të sigurimit; 657 masa për mungesë kaske; 1005 masa për shpejtësi të lartë, apo parakalime të gabuara; 4486 masa për parkim të gabuar; 68 masa për mungesë siguracioni dhe të ndryshme 4792. Në total numërohen 14 756 masa administrative, brenda një periudhe kohore prej 6 ditësh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama