Boterori ja gjithe bukurite e turneut

Boterori, ja gjithe bukurite e turneut
Nga Franca te Spanja, duke kaluar tek Italia, FIFA, Dunga dhe oktapodi Pol, ja notat e Boterorit 2010 (qe, meqe ra fjala, meriton 5 per kualitetin e lojes dhe 10 per organizimin). Nga zero tek 10+, sepse kush fiton ka me shume se arsye...

Nota zero: Peticioni – Madje zero, me theks. Ishin zhgenjimi i boterorit brenda dhe jashte fushes. Pika me e ulet e historise se futbollit francez.
Zero: FIFA e gjyqtaret – Golit te Lampard, golin jashte loje te Tevezit ne Argjentine-Meksike. Goli i SHBA-se, por ka te tjere.

1 Barka e kapiten Lipit – Gaboi te grumbullimi dhe te formacioni. Por eshte edhe mendjemadh. “Kete here nuk ju marr ne anijen e fituesit...": premtim i mbajtur. Nuk fitoi, madje, sterhumbi dhe pastaj u kap me te gjithe. Lipi hipi shpejt ne barken e tij te pushimeve (te verteta) dhe sa mire qe s’mori asnje me vete...

1+ “Kelyshi” e stilisti – Me te shemtuara se loja e Brazilit ishin veshjet e Dunges te dizajnuara nga e bija stiliste. “Kelyshi” u hodh nga barka e Seleçaos nje sekonde pasi vuri kemben ne atdhe...

1+ Ronaldo e vellezerit e tij – Jane Ronaldo, babai i fresket sipas ADN-se, Runi, Mesi e Kaka, iken me bishtin nder shale.

2 “Tifozet” koreane – Kinezet e bene tifozllekun, e kane kthyer ne zanat. Si ne olimpiade dhe ne boteror, ishin kineze, por paguheshin per te bere sikur ishin koreanoveriore.

3 Jabulani dhe viktimat e tij – Jabulani shkaktoi disa viktima: I pari portieri Grin i Anglise, pas tij Kaushi i Algjerise, Muslera i Uruguait. U perdor shpesh dhe si alibi per defektet teknike.

4 Kanavaro – Gjeja me e bukur e boterorit te tij ishte dorezimi i Kupes. Per sa i perket lojes me Italine, e meriton katren.

5 “Afrikan Power” – Sa shume vite u bene qe thuhet se skuadrat afrikane prezantojne futbollin e se ardhmes? Qe nga USA '94. Perjashto Ganen, gjithe te tjerat u eliminuan ne grupe...

6 (per inkurajim): Tae Se Jong – Qaramani i Korese se Veriut eshte i pari dhe ndoshta i fundit, qe ne vend te lavderohet per nje gol apo fitore, diskutohet per lotet gjate himnit kombetar. Dyshimi: mos e dinte ç’do te ndodhte, apo mendonte kthimin ne atdhe?

7 Hit Parade - Waka-Waka, kenga e Shakires, eshte pa dyshim himni me i bukur i boteroreve, por dy holandezet e çmendur qe shpiken vuvuzelen nuk kane rivale.

8 Oktapodi – Pol fitoi fame duke ngrene midhjen e duhur. Tani te shpresojme se nuk do te perfundoje i skuqur me vaj e patate.

9 Te pashmangshmit – Gjermania nuk gabon asnjehere dhe arrin mes 4 te parave si zakonisht. Por kete here Gjermania multietnike ishte spektakolare dhe luajti futbollin me te bukur ne turne.

9+: Humbesit e perjetshem – 3 finale te luajtura, 3 te humbura. Holanda eshte zbulimi i boterorit si humbesja e perjetshme.

10 Larisa Rikelme – Me shume se sa eshte zhveshur, ka bere tifo per te gjitha skuadrat e boterorit. Ne fund tha: Viva Espana!

10+: “Sancho" Del Boske – I larguar me shkelma nga Florentino Perez pas disa Champions League me Realin, mori drejtimin e Spanjes per te fituar boterorin. eshte ai, Del Boske, qelloi ne shenje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama